Itali, shqiptari me të dashurën ukrainase kapen me 320 kg kanabis ! Në shtëpinë e tyre gjendet dhe kokainë dhe dy pistoleta

Itali, shqiptari me të dashurën ukrainase kapen me 320 kg kanabis ! Në shtëpinë e tyre gjendet dhe kokainë dhe dy pistoleta

Një 35 vjeçar shqiptar Petro Spiro dhe Ganna Chaplygina një 23 vjeçare ukrainase janë arrestuar, pasi atyre u është gjendur 320 kilogram lëndë narkotike, hashash dhe marihuanë. 
Gjatë një kontrolli, karabinierët vunë re një furgon të dyshimtë,i cili qëndroi i parkuar që në mëngjes në zonën përpara një qendre tregtare, për një kohë shumë të gjatë që i bëri hetuesit të dyshojnë. 
Pas kërkimit, ata identifikuan dy personat të cilat nuk mundën të justifikonin praninë e tyre në Salento.  Brenda automjetit, atyre iu gjet 265 kilogramë marijuanë dhe mbi 63 hashash, e ndarë në pako të ndryshme.
Në shtëpinë e burrit, e vendosur Campo di Marte, karabinierët e Firences gjetën dhe sekuestruan edhe 8 kilogram e gjysmë hashash, 30 gram marihuanë, 4,5 gram kokainë dhe substanca të ndryshme. Gjithashtu konfiskuan dy pistoleta të paligjshme, një Revole Kolt dhe një pistoletë snifter të modifikuar 8 kalibër. Droga ishte futur në dollap dhe ishte fshehur brenda disa çantave ndërsa armët ishin në sirtarët e kuzhinës.
Në fund të verifikimit dhe formaliteteve, çifti u shoqërua në burgun Borgo San Nicola, në hyrje të Leçes, në dispozicion të prokurorit në detyrë. Të dy u arrestuan nën dyshimin e trafikut të drogës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit