Itali/ Shqiptari mbyllet në shtëpi, i vë flakën, dhunon dhe policët, kërcënonte se do t'i vriste të gjithë

Itali/ Shqiptari mbyllet në shtëpi, i vë flakën, dhunon dhe policët, kërcënonte se do t'i vriste të gjithë

Banesa e djegur e Shqiptarit në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar në Itali u mbyll brenda banesës së  tij dhe i vuri flakën. Në momentin që policët mbërritën, ai iu kundërvu duke i gjuajtur me shqelma dhe grushta.

Për këtë arsye, policët e stacionit Biassono (Monza dhe Brianza) arrestuan në flagrancë 33-vjeçarin shqiptar me akuzën e zjarrvënës, dhunës dhe rezistencës ndaj një zyrtarit publik. 

Ditën e djeshme banorët e një godine në Macherio kishin lajmëruar qendrën operative të kompanisë Monza, duke raportuar për një erë të fortë tymi që vinte nga një apartament.

Patrulla të Policisë shkuan në vendngjarje dhe gjetën derën të mbyllur me burrin që bërtiste se i kishte vënë flakën banesës me benzinë ​​dhe donte të vriste të gjithë.

Kur e bindën të hapte derën, ai doli duke sulmuar karabinierët që arritën ta bllokonin.

Zjarrfikësja arriti të shuante zjarrin para se të përhapej në shtëpitë e tjera dhe të evakuonte banorët e 20 familjeve.

Si posojë e flakëve, banesa e shqiptarit është shkatërruar plotësisht.

Për shkak të tymit, 2 policë u transportuan në spitalin San Gerardo në Monza.

 

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet