Itali/ Vritet me plumb në kokë 'Diabolik', lideri i tifozëve të Lacios (FOTO)

 Itali/ Vritet me plumb në kokë 'Diabolik',  lideri i tifozëve të Lacios (FOTO)

Foto nga vendi i ngjarjes dhe viktima Fabrizio Piscitelli

ITALI- Fabrizio Piscitelli lideri i tifozëve të Lacios, i njohur me nofkën "Diabolik" është vrarë me një plumb në kokë dhe dyshohet se autore është mafia shqiptare. Krimi ka ndodhur në orët e paradites në lagjen Tuscolana, në Parco degli Acquedotti në Romë. Lideri i tifozëve të Lacios njihej gjithashtu edhe si shitës droge. Pikërisht kjo është edhe pista në të cilën po heton policia italiane.

Një dëshmitar ka thënë për policinë se autori i është afruar ‘Diabolik’ dhe e ka qëlluar me plumb në kokë. Ai ka qenë i veshur si vrapues dhe është zhdukur mes njerëzve që ndodheshin në park, duke humbur gjurmët. Sipas mediave italiane është përjashtuar një hakmarrje në botën e futbollit. ‘Diabolik’ kishte martuar vajzën tij një muaj më parë. Po hetohet për shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Viktima në vendin e ngjarjes

Fabrizio Piscitelli

Foto nga vendi i ngjarjes

Fabrizio Piscitelli

Fabrizio Piscitelli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës