Dymbëdhjetë vjet burg! Ky është dënimi që ka marrë trafikanti shqiptar i drogës, Dorian Petoku, i njohur për lidhjen e trafikut midis Romës së Veriut dhe Acilisë. Ai menaxhonte një trafik kokaine nga Tirana në Romë, të lidhur me personazhe të krimit.
30-vjeçari, u ekstradua nga Shqipëria shtatorin e kaluar. Ai u akuzua se kishte furnizuar me drogë organizatën kriminale të drejtuar fillimisht nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si 'Diabolik' dhe i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, dhe më pas nga ish krahu i tij i djathtë Fabrizio Fabietti, një tjetër trafikant i dënuar së fundmi me tridhjetë vjet burg.
Petoku është cilësuar nga mediat italiane, jo vetëm një trafikant, por 'mbret i trafikut evropian të drogës' dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka "mbytur" Romën me kokainë, marijuanë dhe armë.
Petoku u arrestua në Tiranë në 30 janar të 2019 si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali. Petoku, ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”.
Ai kishte për detyrë të ndërmjetësonte çmimin e kokainës, transportimin e saj dhe korruptimin e punonjësve të doganave.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2645
Lajme të tjera
-
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill, 12:10
-
Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano
23 Prill, 15:40
-
Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali
23 Prill, 12:19
-
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër
23 Prill, 11:19
-
Itali/ U ekzekutua në plazhin Bora Bora, ‘Sky ECC’ zbulon porositësin e vrasjes së Selavdi Shelajt, pagoi 150 mijë euro (EMRI)
22 Prill, 20:34
-
E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët
22 Prill, 13:32
-
Trafik droge dhe armësh, 13 të arrestuar si pjesë e bandës shqiptaro-italiane
22 Prill, 09:34
-
Itali/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, policia i gjeti 7 doza kokainë dhe rreth 10 kilogramë marijuanë
21 Prill, 17:03
-
VIDEO/ Milano, hedh 25 vjeçaren në shinat e metrosë, arrestohet për tentativë vrasjeje
20 Prill, 20:47
-
Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online
20 Prill, 14:13
-
Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja
20 Prill, 09:00
-
VIDEO/ Rrëzim dramatik për çiklistin, përplas kokën me shtyllën! Kaska i shpëton jetën
18 Prill, 21:31