Dymbëdhjetë vjet burg! Ky është dënimi që ka marrë trafikanti shqiptar i drogës, Dorian Petoku, i njohur për lidhjen e trafikut midis Romës së Veriut dhe Acilisë. Ai menaxhonte një trafik kokaine nga Tirana në Romë, të lidhur me personazhe të krimit.
30-vjeçari, u ekstradua nga Shqipëria shtatorin e kaluar. Ai u akuzua se kishte furnizuar me drogë organizatën kriminale të drejtuar fillimisht nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si 'Diabolik' dhe i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, dhe më pas nga ish krahu i tij i djathtë Fabrizio Fabietti, një tjetër trafikant i dënuar së fundmi me tridhjetë vjet burg.
Petoku është cilësuar nga mediat italiane, jo vetëm një trafikant, por 'mbret i trafikut evropian të drogës' dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka "mbytur" Romën me kokainë, marijuanë dhe armë.
Petoku u arrestua në Tiranë në 30 janar të 2019 si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali. Petoku, ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”.
Ai kishte për detyrë të ndërmjetësonte çmimin e kokainës, transportimin e saj dhe korruptimin e punonjësve të doganave.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?
-
PO
15.4%
-
JO
80.4%
-
NUK E DI
4.3%
Vota total: 4475
Lajme të tjera
-
Zhduket pa asnjë gjurmë 16-vjeçarja në Tiranë
16 Gusht, 11:42
-
Begaj vizitë në bazën e NATO-s në Kosovë, do takohet me komandatin e KFOR-it
16 Gusht, 11:32
-
Nuk 'shqitet' nga dyqani pa marrë lodrën që do? 7 këshilla si të merreni me fëmijën tuaj kur është i zemëruar
16 Gusht, 11:30
-
Rrahu motrën, arrestohet 38-vjeçari në Fier
16 Gusht, 11:14
-
Reshjet e shiut boshatisin plazhin e Shëngjinit, krijohet trafik i rënduar dhe kaos në qarkullim (VIDEO)
16 Gusht, 11:13
-
Zv.ministri i Infrastrukturës: Ukraina mund të eksportojë 3 milion ton grurë nga portet e saj në shtator
16 Gusht, 10:58
-
'Ëngjëllit' i duhen 26 minuta për debutimin në Seria A, Vlahovic 'dopietë' në fitoren e Juventusit! Napoli merr kreun
16 Gusht, 10:43
-
Në shtëpinë e BBV-së e akuzoi për lojë, Ilir Shaqiri uron Einxhelin dhe Dj Dagz! Nuk mungon as reagimi i Beatrix Ramosajt
16 Gusht, 10:34
-
Arrestohen 2 pronarë lokalesh në Tiranë, vendosnin bastet sportive
16 Gusht, 10:31
-
Tregtonin ar të rremë në Tiranë dhe Podgoricë me vlerë 200 mijë euro, arrestohen 2 italianët në Elbasan! U kapën duke mashtruar një argjendar
16 Gusht, 09:59
-
‘Babai u bë një ëngjëll në parajsë’, ndërron jetë aktori i njohur i filmave shqiptarë
16 Gusht, 09:49
-
Vodhën me dhunë para, varëse dhe orë, arrestohen 2 vëllezërit në Dibër (Emrat)
16 Gusht, 09:41