Italia dhe kriza e provokuar që u shndërrua në autogol…

Vera politikisht e ngarkuar dhe e paparashikueshme ende nuk ka mbaruar.

Ndërsa po pritet një redde rationem me Kryeministrin Italian Giuseppe Conte, duket se tani është koha për taktika dhe negociata midis palëve.

Ministri i Brendshëm Italian dhe drejtuesi i Lega-s Matteo Salvini, duke patur parasysh se presionet për një qeveri legjislative midis Pd dhe M5 që po ‘bekohet’ edhe nga Romano Prodi po shumohen, ai i është rikthyer meditimit dhe duket i gatshëm të rikthehet me ‘5 yjet’ duke kërcënuar që një qeveri e ardhshme ‘kuqe e verdhë’ do t’I nxirrte njerëzit në rrugë kundër rrëmujës institucionale.

Po si parashikohet të përfundojë stina e nxehtë?

Presidenti i Republikës italiane, pasi u kthye nga Magdalena, sipas analistëve, do të bëjë propozime të qarta forcave politike, nga frika se kriza do të agravohet.

A do të shkojë Italia në votime?

Sipas Fulco Lanchester, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin La Sapienza, ‘nuk ka gjasa që Quirinale ta çojë vendin drejt kutive të votimit’.

Po përse Salvini, plot befasi dhe në mes të muajit gusht, provokoi në Itali krizë qeveritare? Nga frika e rritjes së popullaritetit te Kryeministrit Conte? Për shkak të afrimitetit të këtij të fundit me Presidentin e Republikës? Apo udhëheqësi i ligës kërkon aleanca të reja për të shmangur "kurthe" të caktuara parlamentare, siç ishte dhe kërkesa për të raportuar në Parlament mbi finacimet e Moskës përkundrejt Lega-s?

Sipas profesorit Fulco Lanchester, Salvini u përshpejtua me krizën e provokuar për të shmangur mocionin e mosbesimit të paraqitur nga Partia Demokratike kundër tij.

Po si do të zgjidhet kriza?

Kjo varet nga ajo që do të thotë Conte në Senat.

‘Bubullima’ Salvini tani duket se po përpiqet të dale nga cepi I ngushtë ku ka përfunduar pasi gjatë rrugës gjeti shumë pengesa për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme, mes të cilave dhe në mesin e njerëzve të tij të cilët e akuzojnë se ka gabuar në përllogaritje.

I.C./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Lapi: 19/08/2019 14:57

    Patjeter do jete konsultuar me Lyl Bashen kur ka ndermarre kete hap Mateo Salvini!!!!!!

    Përgjigju