Italia dhe Spanja letër Von der Leyen: Rihapja e kufijve të BE-së, sa më shpejt të jetë e mundur

Italia dhe Spanja letër Von der Leyen: Rihapja e kufijve të BE-së, sa më shpejt të jetë e mundur

Italia dhe Spanja, së bashku për të filluar përsëri. Me një letër të nënshkruar nga Kryeministri italiann Giuseppe Conte dhe ai spanjoll Pedro Sánchez, të dy qeveritë iu drejtuan me një letër Presidentes të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për të kërkuar që kontrollet kufitare midis vendeve të BE-së të eliminohen sa më shpejt, dhe se kjo bëhet në një "koordinim, jo-diskriminues dhe mbi bazën e kritereve të qarta dhe transparente epidemiologjike".

Të dy vendet e Bashkimit Evropian më të prekura nga koronavirusi, dhe gjithashtu ato më të varurat nga turizmi (i cili në të dyja rastet prek 12-13 përqind të PBB-së) tani janë duke nxituar për një përcaktim të qartë të rregullave, sepse sezoni turistik mund të fillojë së shpejti. Italia tashmë ka rihapur kufijtë e saj më 3 qershor, Spanja do ta bëjë këtë në fund të muajit.

Në letrën drejtuar Von der Leyen, Sánchez dhe Conte propozojnë që ECDC (Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) të luajë një rol kryesor në përcaktimin e kritereve që lejojnë një rihapje të sigurt. Qëllimi është të rivendoset plotësisht liria e lëvizjes brenda BE-së dhe zonës Shengen. Të dy kryeministrat argumentojnë se "është e nevojshme të vendosen kritere të përbashkëta shëndetësore në të gjithë BE për transportin, me protokollet e dakorduara midis të gjithëve", një aspekt që është veçanërisht i rëndësishëm në kufij.

"Shumë prej Shteteve tona Anëtare - shkruajnë Sánchez dhe Conte - po i afrohen datës së vendosur për rihapjen e kufijve të tyre për lëvizshmërinë turistike. Se si do të përfundojë procesi ynë, do të varet nga perceptimi që qytetarët tanë do të kenë për rolin qendror të BE-së në të gjithë kriza”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot