Fier-Një 35 vjeçar i cilësuar si pjesëtar i një grupi kriminal për shitje të lëndëve narkotike që vepronte në Itali është arrestuar sot në Fier me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.
35-vjeçari, Laurent Bushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Torinos, Itali.
Ai është arrestuar në fshatin Kashisht.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata krimimale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, informoi sot policia e Fierit.
Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit policor të koduar "Para drejtësisë”
Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasin Lauren Bushaj me qëllim ekstradimin në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
-
Jo
-
Nuk e di
Votat totale janë unike