Italia e kërkonte për vrasje, gjykata e la në arrest shtëpie, i 'forti' i Peqinit i çan nofullën policit

Astrit Sufali ne momentin e arrestimit ne 2017

Një javë më parë në periferi të Elbasanit, te kryqëzimi i Bradasheshit tre persona kanë goditur një efektiv policie duke i çarë nofullën. Autorët po udhëtonin me një makinë nga Elbasani në drejtim të Peqinit, kur policia u ka bërë shenjë që të ndalonin në postbllok. 

Në makinë ndodheshin Astrit Sufali i dënuar në Itali me 19.7 vite burg, Nike Manahasa dhe Curri Dudja. Policia i beri shenjë për të ndaluar, por në debat e sipër Sufali goditi njërin nga policët duke i çarë nofullën.

Në sherr u përfshinë edhe dy të tjerët që ishin në makinë përveç Sufalit, ndërsa në ndihmë u kanë shkuar edhe persona të tjerë. Dy policët që kanë qenë në detyrë janë me inicialet B. T. dhe Q. M.

Pas dhunimit të efektivit të policisë janë larguar me shpejtësi. Policia i ka ndjekur në Peqin ku u ka kontrolluar banesën, por nuk janë gjetur. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se Astrit Sufali ka qenë dënuar në Itali për vrasje, trafik droge dhe prostitucion dhe i dënuar me 19.7 vite.

Video e arrestimit 2017

Ai ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Itali në Breshia në 2012, ndërsa u arrestua para 2 vitesh në Peqin. Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian. Operacioni për kapjen e tij në 2017 zgjati një muaj dhe në të mori pjesë edhe RENEA, por çuditërisht është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë. Para arrestimit në 2017, Astrit Sufali kishte ndryshuar emrin në Adriano Sufali,  Arben Zaim, si dhe Josko Rançiç për t'iu shmangur drejtësisë.

Ngjarja u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzon policinë për fshehjen e saj. "Doktor ka ndodhur një ngjarje e rende, ne qytetin e Peqinit ku janë rrahur barbarisht 2 policë rrugorë të Elbasanit, ngjarja mbahet e fshehte nga policia Elbasanit dhe Peqinit. Te dy personat qe kan rrahur policet janë ne kerkim nga Interpoli per vrasje ne Itali" shkruan Berisha. Gjithashtu Berisha denoncon edhe djegien e makinës së një drejtoreshe shkolle po në Elbasan dhe një vjedhje bankomati në Peshkopi, që sipas tij janë fshehur.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Zyrtari Dc: 20/05/2019 22:44

    Edhe un nga Peqini jam po kta duhen denuar rende .

    Përgjigju
    • Alban gjuzi: 03/06/2019 01:19

      Here mos tall ka*in pse mer shker**at njer te ka heng buken titi ty burr me te respektu peqin ska se pak ashum ju tjert edi se ca varika*s jeni

  • Hazmurati: 18/05/2019 07:37

    Dmth Berisha kishte te drejte, dhe shteti qeka ne pike te hallit.

    Përgjigju
  • Malsia: 17/05/2019 20:26

    U bon dhe elbasanlinjt e peqinsit trima mos ngelt far shqiptari elbasanlinjt vetem 17 majin duhet te festojn se sjan per gje tjeter mos nxirrni me i forti elbasanit apo gjera te ngjashme se na grryen zorret

    Përgjigju
    • Maria: 18/05/2019 13:40

      Ne peqin pushka te vret e ty qe fol kshu motren ta qin meqe qeke kaq trim ti hajde me gjith moter

    • Mondj: 17/05/2019 21:10

      O ...peqinasit vtm per ...rderra mahen mos te bojet cudi r...se dukesh qe je cun mamai snjef rob

    • Hahahahaha: 17/05/2019 20:59

      Malsia : hahaahahahahahah