Italia gjysmë karantinë deri më 24 nëntor! Lokalet, baret, restorantet mbyllen pas orës 18:00

Italia gjysmë karantinë deri më 24 nëntor! Lokalet, baret, restorantet mbyllen pas orës 18:00

Kryeministri italian Giuseppe Conte

ITALI- Italia ka kthyer gjysmë karantinën për shkak të shifrave të larta të COVID-19. Kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur dekretin i cili do të futet në fuqi ditën e hënë. Për pasojë, lokalet, baret, restorantet do të mbyllen pas orës 18:00. Nga dita e nesërme mbyllen plotësisht palestrat, teatrot dhe kinematë. Shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura, por do të reduktojnë pjesëmarrjen e nxënësve.

Ndërsa lëvizja nga një rajon në një tjetër do të vijojë rregullisht. Masat e reja anti-COVID do të jenë në fuqi deri më 24 nëntor 2020.

Gjate ditëve të fundit, Italia ka shënuar një numër të madh infektimesh dhe viktimash. Gjatë 24 orëve të fundit në Itali rezultuan pozitiv rreth 20 mijë persona ndërsa humbën jetën 153 pacientë.    

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin