Italia i përgjigjet thirrjes së Biden/ Draghi: Do të dhurojmë edhe 30 milionë doza të vaksinës anti-COVID

Mario Draghi

Italia planifikon t'u japë vendeve të tjera 30 milionë doza të vaksinave COVID -19 para fundit të vitit. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Mario Draghi gjatë një samiti global në kuadër të koronavisrusit të organizuar nga SHBA. Draghi më parë kishte premtuar se do të dhuronte 15 milionë doza vaksine deri në fund të vitit. Një pjesë e tyre është dorëzuar, ndërsa numri total i vaksinave që do dhurojë italia shkon në 45 milionë doza.

"Gati gjysma e këtyre tashmë janë dorëzuar dhe sot jam i lumtur t'ju njoftoj se do të trefishojmë përpjekjet tona. Ne do të dhurojmë edhe 30 milionë doza shtesë deri në fund të vitit për të arritur në 45 milion," tha Draghi.

Udhëheqësit nga vendet në zhvillim paralajmëruan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se grumbullimi i vaksinave kundër COVID-19 nga vendet e pasura do të thotë se variantet e reja të koronavirusit mund të shfaqen, ndërsa infeksionet rriten në vendet e varfra të cilat nuk kanë vaksina të mjaftueshme.

Ndërkohë edhe presidenti amerikan Joe Biden tha ditën e sotme se do të dhurojnë  500 milionë doza të tjera të vaksinës COVID për vendet në zhvillim.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?

Komento

Komente

  • Dreri: 23/09/2021 00:50

    Po drogon Italianet ne protesta e kan ftuar disa her qe ta bej nga mbrapa,gjithashtu edhe amerikanet bidenin ,

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Elbasan/ Mungesa e ndriçimit shkakton aksident të katërfishtë! Shpëtojnë për mrekulli 4 shoferët