Italia merr pikët e para në kualifikimet për ‘Euro 2024’, fitojnë edhe Anglia e Portugalia

Italia merr pikët e para në kualifikimet për ‘Euro 2024’, fitojnë edhe Anglia e Portugalia

Itali feston një prej golave

Italia ka regjistruar fitoren e parë në këtë cikël kualifikues për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’. Pas humbjes ndaj Anglisë para tre ditësh, të përzgjedhurit e Roberto Mancinit triumfuan sonte në transfertën kundër Maltës me rezultatin e pastër 0:2. Të dy golat e fitores për “Azzurrët” u shënuan në pjesën e parë. Mateo Retegui (15’) dhe Matteo Pessina (27’) ishin autorët e golave të fitores. Për të dy kombëtaret ishte kjo ndeshja e tyre e dytë në Grupin C, aty ku prin Anglia me gjashtë pikë. Italia pas kësaj fitore ka tre pikë dhe tani renditet e dyta, por me pikë të njëjta me Maqedoninë e Veriut që ka një ndeshje më pak. Malta është në pozitën e fundit dhe pa pikë.

Fitore të pastën 2-0 ka arritur edhe Anglia, e cila ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për për “Euro 2024”. Pas fitores ndaj Italisë para tre ditësh, të përzgjedhurit e Gareth Southgate sonte mposhtën Ukrainën.

Sa i përket rezultateve të tjera veçohet fitorja me e Portugalisë 0-6 në transfertën me Luksemburgun. Ronaldo shënoi dy gola në fitoren e thellë të kombëtares luzitane.  Kështu Portugalia ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian pas fitores ndaj Lihtenshtajnit para tre ditësh.

Rezultatet e kualifikueseve sot

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dua barazi dhe standard', çfarë vendimi mori Jetmiri pas revoltimit me Big Brother

'Dua barazi dhe standard', çfarë vendimi mori Jetmiri pas revoltimit me Big Brother