Italia ndalon hyrjen e njerëzve që vijnë nga 13 vende me situatë pandemie të rënduar,Shqiperia shpetohet (VIDEO)

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, pas konsultimeve me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Transportit, nënshkroi një urdhëresë, e cila parashikon ndalimin e hyrjes dhe tranzitit në Itali për njerëzit që në katërmbëdhjetë ditët e mëparshme kanë qëndruar ose ata kanë kaluar nëpër disa vende me situatë pandemike të rënduar.

Në listën e 13 vendeve janë edhe dy vende ballkanike, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, por jo Shqipëria.

Lista e vendeve: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje-Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane

Për të garantuar mbrojtjen shëndetësore, fluturimet direkte dhe indirekte për në vendet e treguara më lart gjithashtu janë pezulluar.

Roberto Speranza u shpreh se “Në botë, pandemia është në fazën e saj më akute. Ne nuk mund të çojmë dëm sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur linjën e maturisë maksimale në situatën Covid ".

Në datën 1 korrik, Bashkimi Evropian hapi kufijtë për vendet jashtë BE, por u përjashtua Shqipëria. Komisioni Europian miratoi një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria. Në këtë listë, nga vendet e Ballkanit është Mali i Zi dhe Serbia. Megjithatë, në dokumentin që Shqiptarja.com disponon saktësohet se në varësi të ecurisë së pandemisë, lista do të rishikohet pas dy javësh, më 15 korrik. Megjithatë, nga kjo listë do të përjashtohen tre kategori.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemajl Selmani: 11/07/2020 17:49

    Po, lista e hapur duhet të mundësojë zgjedhjen e drejtpërdrejt të kandidatit për deputet i cili do të ishte më i përgjegjshëm para elektoratit të zonës që i përket!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale