Ka arritur në 16 numri i të infektuarve nga virusi vdekjeprurës i Wuhanit në Itali, mes të cilëve edhe një grua shtatëzënë. Mësohet se, personat e infektuar janë nga Lombardia dhe Veneto. Ndërkaq, është shpallur gjendja e alarmit në 9 qyteza të këtyre rajoneve dhe janë marrë masa ekstreme në 3 prej tyre, pranë Milanos.
Sipas raportimeve nga mendiat italiane, 14 prej të infektuarve janë nga Lombardia dhe 2 nga Veneto. Rasti më i rëndë në Itali është konfirmuar në qytezën e Kastilione d’Adas, në Lombardi, ku një 36-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën.
36-vjeçari, menaxher i një firme tregtare që furnizohet nga Kina, dyshohet se është infektuar nga virusi para 10 ditësh, pas një dreke pune me një sipërmarrës kinez. Të infektuar nga virusi janë konfirmuar edhe disa persona të tjerë që kanë qëndruar në shoqërinë e tij, mes të cilëve edhe bashkëshortja e tij shtatëzënë.
Menjëherë pas evidentimit të rasteve, Kastilione d’Ada ka marrë masa për të penguar shpërhapjen e koronavirusit duke mbyllur shkollat, baret dhe institucionet publike në zonat në të cilat ndodhen të infektuarit. E njëjta procedurë pune për rritjen e sigurisë është ndjekur edhe në Kodonjo dhe Kazalpusterlengo, ku rreth 35 mijë banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme.
Rreth 2,251 viktima janë shënuar deri tani që nga shpërthimi i virusit në Wuhan, shumica dërruese e së cilave brenda territorit të Kinës. Afro 77 mijë persona janë konfirmuar të infektuar dhe 19 mijë të tjerë kanë mundur të rikuperohen, ndërsa virusi është shpërhapur deri tani në 28 vende të botës.
Lajmi kryesor:
Në Itali shënohen dy viktimat e para nga koronavirusi, të paktën 51 të infektuar, Kryeministri Giuseppe Conte: Ska vend për panik
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.3%
-
Jo
71.9%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2673
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Rrëzim dramatik për çiklistin, përplas kokën me shtyllën! Kaska i shpëton jetën
18 Prill, 21:31
-
Shqiptari humb jetën në kantierin e ndërtimit në Itali! Komuniteti vajton njeriun me zemër të madhe! Iku nga Shqipëria me varkë, në Asola ndërtoi shtëpinë me 600 bashkëatdhetarë
18 Prill, 14:41
-
Roma rinovon marrëveshjen me trajnerin Daniele De Rossi
18 Prill, 09:47
-
Testet e reja, mbrojtësi i Romës s'ka probleme në zemër
17 Prill, 20:36
-
E rëndë në Itali, 58-vjeçari shqiptar humb jetën vendin e punës! Bie nga skela e ndërtimit
17 Prill, 10:03
-
Futbollisti 26-vjeçar humbi jetën në fushë, në Itali nisin hetimet! I ati i sulmuesit: S'kishte as mjek e as ambulancë
16 Prill, 22:37
-
Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë
16 Prill, 19:07
-
Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona
16 Prill, 14:05
-
Marrëveshja për emigrantët, La Repubblica: Kampi nuk hapet më 20 maj, pritet të jetë gati rreth nëntorit! Kostot për Italinë 1 mld € për 5 vite
15 Prill, 07:42
-
VIDEO/ Frikë në Udinese - Roma, Ndicka ndjen dhimbje në gjoks dhe rrëzohet në fushë! Shtyhet ndeshja
14 Prill, 19:49
-
Itali/ Veliaj takon homologët e Veronës dhe Viçencës: Zgjerojmë bashkëpunimin për ‘Eco Tiranën’, së shpejti shërbime të reja në kryeqytet
14 Prill, 15:08
-
Borxhi 250 milionë euro, arabët i 'trokasin' Interit në derë! Zhang po negocion shitjen e klubit
13 Prill, 10:24