Italia nxjerr raportin për kriminalitetin: Shqipëria prodhues kanabisi dhe vend tranzit për heroinën

Italia nxjerr raportin për kriminalitetin: Shqipëria prodhues kanabisi dhe vend tranzit për heroinën

Ministrja e Brendshme Italiane ka publikuar raportin për gjashtë mujorin e parë për kriminalitetin për vitin 2019. Në raport theksohet se Shqipëria është mes vendeve me prodhimin më të lartë të kanabisit, pavarësisht planit kombëtar anti-kanabis me mbështetjen edhe të Romës zyrtare. Vendi jonë përcaktohet edhe si vend tranzit për trafikun e heroinës nga Afganistani në Europë. Grupet kriminale shqiptare, vijon më tej raporti, kanë bashkëpunim me mafien italiane, Camorra dhe Ndrangheta. Por kriminaliteti shqiptar shtrihet edhe më tej me bashkëpunimin me grupet nga Amerika Latine për kokainën, Holanda, Belgjika, Anglia dhe vende të tjera.

"Shqipëria figuron në hartën globale mes vendeve kryesore të prodhimit të marijuanës por edhe si tranzit për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia e destinuar për tregun e Europës. Në Shqipëri u bë plani kombëtar anti-kanabis dhe Italia e mbështeti për kontrollet ajrore për zbulimin e parcelave. Duke parë afërsinë gjeografike, kriminaliteti shqiptar vijon të ketë raporte bashkëpunimi me mafien italiane në trafikun e drograve sikur janë edhe sekuestrimet e bëra, por edhe investigimet. Shqiptarët bashkëpunojnë me mafien italiane, Camorra-n dhe Ndrangheta-n në trafikun e drogës.

Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si një nga më aktivët në Itali që bashkëpunon me grupet në Holandë, Belgjikë, Austri, Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë. Në Itali prania e tyre është e përhapur në pjesën më të madhe të territorit, me përqendrim më të madh në Veri dhe Puglia në Jug. Ata veprojnë në grupe në bazë të lidhjeve familjare dhe fisnore. Gjithashtu shqiptarët bashkëpunojnë me anëtarë të kombësive të tjera. Shqiptarët kanë krijuar edhe një rrjet të trafikut nga Amerika Latine. Jo vetëm në trafikun e drogës, por shqiptarët veprojnë edhe në prostitucion, emigracioni i paligjshëm dhe grabitje" thuhet ndër të tjera në raportin e Ministrisë së Brendshme të Italisë.

Pjesë nga raporti për kriminalitetin  për Shqipërinë

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 19/01/2020 05:47

    Po te ishte italia aq e korruptuar nuk do e nxirrte raportin mbi vendin e kusareve shqiperi!

    Përgjigju
  • spaghetti: 18/01/2020 18:05

    ku behet te tbej raporte mbi krimin, shteti me i korruptuar dhe inkriminuar, sic eshte makaroni, vaj medet!

    Përgjigju
  • al ta: 18/01/2020 11:07

    po pra po pse nuk skruajne per 1700 bime kanabisi qe u gjeten ne sera ne cozenca ne fillim te janarit ...lajm i fresket .por po te flasim per 2019 u gjeten ne torino sera te tera me hashash e ne calabri qe nuk duan ti gjejne por vetem Shqiperine kane ne goje keta langot.dhe kur thote vend tranziti pse nuk e theksojne mire qe ndrageta dhe kamorra e tyre ben namin ne transportin e drogave te forta ne gjith europen e jo vetem ne Shqiperi e Iali.mjaft te kujtojme portin e goja tauros qe kalojn ngarkesa kokaine me kunjtal e keta arrijne te sekuesitrojne 1-2 kunjtal ne vit

    Përgjigju
  • tres: 18/01/2020 10:53

    jo cna thate, ne jemi shtet social.

    Përgjigju
  • Hetuesi: 18/01/2020 01:18

    KURSE JUVE ITALIA JENI VENDI I PARE PER KONSUMIM DROGE NE EUROPE....

    Përgjigju
  • Loni: 18/01/2020 01:16

    Shpifme shpifje shpifje... Si ja mundesi mer zoteri ky raport!? Lej mer nacot të punojnë se ska as lloto pale... Edhe fajin e Kan te gjithë me rradhë që nga 90 e deri tani e duhen shkrumëzuar të tërë pa asnje dallim. Plehra te degjeneruar e shkaterruat kete komb duke e lën injorant të vuajtur sa ska me ku të shkoj edhe pa asnjë te ardhme. Ato qe punojne ju hecte mbare e mos pafshin asnje te keqe fundja koken e tyre rrezikojne sepse mundesia e vetme ku mund te behesh njeri ketu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bomba ruse në Donetsk, 5 të plagosur

Bomba ruse në Donetsk, 5 të plagosur