Italia propozoi planin e paqes, Lavrov: Nuk është serioz

Italia propozoi planin e paqes, Lavrov: Nuk është serioz

SergeI Lavrov, Ministri i Jashtëm rus gjatë një interviste është shprehur në lidhje më planin e paqes që Italia i ka dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterrs, duke e cilësuar si një plan jo serioz.

“Politikanët seriozë që duan të arrijnë rezultate dhe nuk merren me vetëpromovim para elektoratit të tyre, nuk propozojnë gjëra të tilla”, kështu deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë për Russia Today Arabic, cituar nga Tass, duke sulmuar në këtë mënyrë planin e paqes të propozuar nga Italia për Ukrainën. 

Qeveria italiane, përmes Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio, i ka dorëzuar  Guterres një plan paqeje me katër pika për Ukrainën .

Më konkretisht, sipas shtypit italian, plani i paqes i hartuar nga qeveria Draghi bazohet në këto pika:

Pika e parë, armëpushimi.  Bëhet fjalë për arritjen e një armëpushimi mes palëve të përfshira, pasi një armëpushim i thjeshtë dhe i përkohshëm nuk konsiderohet i mjaftueshëm. Sipas planit italian, armëpushimi duhet të shoqërohet me mekanizma vëzhgimi dhe çmilitarizimin total të vijës së frontit.

Pika e dytë, neutraliteti dhe Bashkimi Evropian. Kjo pikë ka të bëjë me një negociatë shumëpalëshe për statusin e ardhshëm të Ukrainës. Sipas ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio , do të ishte e dobishme të arrihet një neutralitet në Kiev, me sigurimin e "garancive politike" nga komuniteti ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, kjo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me anëtarësimin e vendit në BE.

Pika e tretë, autonomia e territoreve të diskutueshme. Gjithashtu është parashikuar një marrëveshje për territoret e diskutueshme, me referencë të veçantë për Krimenë dhe Donbasin. Kjo marrëveshje do të ketë të bëjë me sovranitetin, kontrollin e territorit, statusin ligjor të këtyre zonave dhe çdo qeveri autonome. Do të sigurohen garanci për identitetin historik dhe kulturor. Me fjalë të tjera, i referohet një autonomie të territoreve të diskutueshme, e cila nuk bie ndesh me sovranitetin e Kievit në të gjithë vendin.

Pika e katërt, marrëveshja për sigurinë dhe paqen në Evropë. Pika e fundit e planit italian të paqes është nënshkrimi i një marrëveshjeje të re shumëpalëshe për paqen dhe sigurinë në Evropë, me referencë të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Rusinë. Objektivat kryesore janë sigurimi i stabilitetit strategjik, kontrolli i armatimeve, miratimi i masave për të parandaluar konfliktet e luftës. Në të njëjtën kohë, propozimi italian thekson nevojën për të arritur një regjim të ngjashëm me atë që ekzistonte përpara pushtimit rus të Ukrainës dhe - si hap i fundit - lehtësimin e sanksioneve kundër Rusisë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot