Italianët do të rehabilitojnë hekurudhën Tiranë- Durrës! BERZH shpall fituese kompaninë INC S.P.A me ofertë 69.7 mln €

Kompania italiane INC S.P.A pas një gare një vjeçare fitoi tenderin për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Në fazën finale pjesëmarrëse ishin tre kompani një kineze, indiane dhe italiane. Fituesit ofruan 69.7 mln euro, kurse  kompanitë e tjera mbi 92 milionë euro.

I gjithë projekti kushton 92.1 milionë euro, nga të cilat 36.8 milionë euro janë të akorduara në formën e një huaje sovrane nga BERZH e parashikuar për rehabilitimin e 34.1 kilometra linjë hekurudhore midis Terminali i Transportit në Tiranë dhe qytetit të Durrësit si dhe ndërtimin e linjës së re hekurudhore me gjatësi afërsisht 5 km që lidh linjën Tiranë-Durrës me Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza.

35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor dhe ajo që mbetet do të financohet nga shteti shqiptar. Tenderi ndërkombëtar u hap në 31 tetor 2019, dhe lidhja e kontratës u shty për shkak të pandemisë.

Detajet teknike të kontratës ende nuk dihen por përflitet  që bileta vajtje-ardhje për qytetar mund të kushtojë 3 deri në 4 euro. Rehabilitimi pritet të përfundojë në vitin 2023, pasi kohëzgjatja e kontratës nga dita e firmosje është 30 muaj.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Në zgjedhjet e 25 prillit PD dhe LSI duhet të garojnë bashkë apo të ndara?

Komento

Komente

  • Tironce me rroj: 28/10/2020 17:01

    Po hekurudha ne tiron o bo ne koh te enverit o trap Kshu qe kur erdh sala pyste njerzit ca bari ha kjo qe niset.e kishte fjalen per lokomativen.

    Përgjigju
  • Reisi: 28/10/2020 13:42

    Gjasme italian.pika juve

    Përgjigju
  • Vicidi: 28/10/2020 13:41

    Berisha hapi sutev u bani me hekurudhe ju katundaret e Tiranes vec gomar buke e gjize dini

    Përgjigju
    • Vicidi ti qeke nji delengji rob.po pse: 28/10/2020 16:55

      Na u bofsh kurbon ne tironcave ti.jo me jo nuk kena honger buk me gjiz .ne na rrinte kofsha vicit var ne cengel

  • Miloti: 28/10/2020 13:17

    E mori dhe nje koncension tjeter ai qe nuk mori dot rrugen Milot- Balldre

    Përgjigju
  • Auguri: 28/10/2020 12:39

    Duhet doppio binario!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Prodhimi i dokumenteve biometrike ndryshon koncesion