Itali-SHBA, Trump i kënaqur me Romën kundër ‘Golden Power’ 5G: Italia nuk është viktimë e komercializmit

Itali-SHBA, Trump i kënaqur me Romën kundër ‘Golden Power’ 5G: Italia nuk është viktimë e komercializmit

Shtëpia e Bardhë njoftoi gjatë një konference, se presidenti amerikan Donald Trump është i kënaqur me qëndrimin e Romës kundër  ‘Golden Power’ 5G, ndërkohë që Presidenti i Republikës Italiane  Sergio Mattarella, ka mbërritur në SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është "shumë i kënaqur" që Italia ka përfshirë teknologjinë eksperimentale 5G në dispozitat e ‘Golden Poëer’ për të mbrojtur vendin nga investimet potencialisht grabitqare.

Shtëpia e Bardhë  tha se Presidenti Trump është shumë i kënaqur me angazhimet dypalëshe me italianët për çështje që lidhen me sigurinë e kompjuterave, përfshirë vendimin e qeverisë italiane për të forcuar kuadrin e saj të sigurisë kibernetike, duke përfshirë një projekt-dekret që do t'i lejojë Romës të përjashtojë furnizues dhe teknologji të pabesueshme nga rrjetet e saj  5G.

Administrata Amerikane, shtoi Shtëpia e Bardhë, "ka punuar ngushtë me Italinë, si dhe me aleatët dhe partnerët e tjerë, mbi kërcënimin serioz për sigurinë tonë kombëtare, privatësinë tonë dhe liritë tona për të pranuar jo furnitorë të besueshëm, veçanërisht ata nën kontrollin e Partisë Komuniste Kineze, në rrjetet tona".

"Ne kemi parë që Kina ka përdorur në Xinjiang, në mënyrë shumë efektive,  instrumenta mbikëqyrës ku individët nuk janë më të lirë të lënë shtëpitë e tyre”.

Dhe ndërsa ne po shohim Kinën - dhe Huaëei, në veçanti - eksportimin e iniciativës së saj ‘Smart Cities’, ne jemi të sigurt se një nga aleatët tanë më të afërt, si Italia, nuk dëshiron të jetë një viktimë e këtij lloj komercializmi”.

Donald Trump - tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë - në takimin e tij me Mattarella do të trajtojë çështjen e "kërcënimit të taksave dixhitale të njëanshme" nga gjigandët e internet, dhe do të ritheksojë se si Shtetet e Bashkuara preferojnë "një zgjidhje globale".

Në takimin me Mattarella, në veçanti, Trump do të ritheksojë që Shtetet e Bashkuara besojnë në "tregti të lirë dhe të barabartë" dhe do të punojnë për ta zgjeruar atë ndërkombëtarisht, por "ne duhet të punojmë së bashku për të hedhur poshtë praktikat e padrejta të Kinës", por edhe për të "shmangur taksat dixhitale të vendosura në mënyrë të njëanshme në favor të një zgjidhjeje shumëpalëshe si OECD ".

Italia "është një aleat kryesor i NATO-s" dhe një "partner i vlerësuar në programin F-35", tha Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se Italia është ndër furnizuesit kryesorë të trupave të NATO-s, nga Balltiku në Irak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia