Itali/Zgjedhjet Rajonale, fiton Qendra e Majtë në 'Emiglia Romagna', humbje e fortë për Salvinin

Në zgjedhjet rajonale që u zhvilluan në Itali, në Rajonin e ‘Emilia-Romagna’ kandidati i majtë Stefano Bonaccini i PD, ka triumfuar duke siguruar mbi 51 përqind të votave dhe duke shenura humbien  për kandidatin e Lega-s së Matteo Salvinit, Lucia  Borgonzoni.Nje humbje politikish shumë ë rëndë për liderin sovranist Salvini qe forcon qeverisien Conte.

Shumë kee ka dale dhe kandidatin e ‘5 Yjet’, Simone Benini, nje force politike qe po shkon drejt zhdukjes

Pjesmarrja e lartë në zgjedhje, 67 përqind, 30 pikë më shumë sesa në zgjedhjet e mëparshme rajonale, bëri që ‘Emilia-Romagna’ dje të ishte epiqendra e politikës kombëtare, të paktën për një ditë të vetme edhe për arsyen se mund të vihej në diskutim jo vetëm e ardhmja e qeverisë Conte 2, por edhe besueshmëria e qendrës së majtë.

Gjatë ditëve të fushatës, Silvio Berluskoni i bëri thirrje elektoratit për ndryshime dhe ekuilibra të rinj, ndërsa Salvini foli për dëbimin e emigrantëve.

Giorgia Meloni u bëri apel votuesve që të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Partia Demokratike në ‘Emilia-Romagna’ kthehet në partinë e parë me 34.6 përqind, një rekord që ishte ‘vjedhur’ nga ‘Lidhja për Europianët’ dhe nga ‘5 Stelle’ në vitit 2018. Më pas renditen Lega e Salvinit me 31.9% dhe ‘Fratelli d'Italia’ me 8.6.

Disfatë të plotë ka pësuar në këto zgjedhje Lëvizja ‘5Stelle’ me vetëm 4.7% si parti. Edhe më e keqe është kandidati i tyre, Simone Benini, nuk arrin të bëhet pjesë e  këshillit rajonal, sepse nuk mori vota të mjaftueshme nga elektorati i tij.

‘Forza Italia’ pati gjithashtu një rezultat edhe më të keq, me vetëm 2.59%.

Kurse në Kalabri, të djathët ruajtën pozicionet e tyre tpas fitores së kandidatit të Forca Italia, Jole Santelli, i cili ka siguruar më shumë se 55 përqind të votive, ndërsa janë numëruar 1,973 qënda votimi nga 2,420 në total. Edhe Këtu, si dhe në Emilia-Romagna, Lëvizja 5 Stelle ka pësuar humbje dërmuese.

Në frontin e pjesëmarrjes, boom- i pjesëmarrjes në Emilia-Romagna i detyrohet efektit të asaj që njihet si ‘Lëvizja e Sardeleve’, lëvizja politike e lindur në Bolonjë në nëntor të vitit 2019 gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet rajonale në Emilia-Romagna, të deklaruar kundër populizmit dhe sovranizmi ndaj çdo partie.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj