U qëllua me 20 plumba, Spiro Iljadhi pronar i lokalit të njohur 'Orange' në Sarandë! Sapo kishte hapur një të ri në Ksamil! Të ftuar Noizy, Ledri, Gena... mbledh qindra të rinj

Bzinesmeni 35 vjeçar, Spiro Iljadhi i cili u qëllua mëngjesin e sotëm me 20 plumba është pronar i një prej lokaleve më të njohura dhe më të frekuentuara në Sarandë “Bar Orange”. Nga një vëzhgim në faqen e lokalit në rrjete sociale bie në sy numri i lartë i personave që e frekuentojnë dhe të ftuarit specialë të cilët janë disa prej këngëtarëve më të njohur në vend. Bëhet fjalë për reperët Noizy, Ledri Vula, Majk, edhe Gena.

“Bar Orange” ndodhet në rrugën Turizëm-Kanali Cukës, në qendër të qytetit bregdetar dhe duket se është vend i organizimit të shumë spektakleve të këngëtarëve VIP,  ndërsa mbledh qindra të rinj për të festuar. Spiro Iljadhi disa ditë më parë kishte hapur një degë të lokalit në Ksamil të quajtur “Orange Pizza & Grill Lounge”. Në inagurmin e lokalit vihet re se kanë qenë aktorë të njohur të humorit.

Policia bën me dije se plagosja e tij me 20 plumba ka ardhur si pasojë e një konflitkit të çastit me Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadër. Nuk dihet nëse kjo ngjarje mund të ketë ardhur si pasojë e konkurencës. Iljadhi ka marrë 20 plumba të cilat e kanë prekur në bark duke si sjellë dëmtime të rënda. Ai ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma, ndërsa po i nënshtrohet dhe një operacioni. 

1624179362_ORANGEEEEEE.jpg

1624178417_organe.jpg

1624179050_CLUBORANGE.jpg

1624179323_ORANGEE.jpg

1624181544_11859032820410229126981078862512761802967210n.jpg


Lajmi kryesor:

Qëllohet me 20 plumba pronari i 'Orange' në Sarandë, në gjendje të rëndë te Trauma! Plagoset edhe pushuesi! Autorë, 2 vëllezër e shoku i tyre nga Tepelena! Policia: Shkak një konflikt i çastit


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv