Iu dogj makina/ Gjyqtari Andri Ymeri: Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion për punën time (VIDEO)

Gjyqtari Andri Ymeri është marrë në pyetje prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm. Në një dalje për mediat ai ka deklaruar se askush nuk mund t'i bëjë presion për punën e tij.

"Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se mund të më bëjnë presion për punën time. Nëse kam qenë unë objektivi për shkak të detyrës kam qenë. Ato që kam pasur për të thënë i kam thënë".

Jeni i shqetësuar?

Jam shumë i kënaqur, po si nuk qenkam i shqetësuar çfarë janë këto.


Lajmi kryesor:

Shkrumbohet gjatë natës makina e gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri, dy persona i vunë flakën dhe u larguan (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia

Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia