I’u është refuzuar azili, emigrantët marrin para nga Gjermania për t’u larguar nga vendi

I’u është refuzuar azili, emigrantët marrin para nga Gjermania për t’u larguar nga vendi

Foto ilustruese

Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata që kanë pasur pak mundësi të fitojnë azilin, janë ndihmuar financiarisht që të largohen vullnetarisht nga Gjermania këtë vit.

Deri në tetor, 8.263 njerëz janë larguar nga Gjermania dhe janë ndihmuar financiarisht përmes një programi federal.

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se emigrantët e varfër mund të financohen për biletë aeroplani, autobusi apo për ndihmë mjekësore përmes një program qeveritar për azilkërkuesit.

Sipas Qeverisë, fondet e miratuara për këtë vit për programin shkojnë në më shumë se 8.2 milionë euro.

Në përgjithësi, dëbimet janë më të shtrenjta sesa largimet vullnetare.

Leif-Erik Holm, deputet i Parlamentit gjerman, prej partisë të së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, ka thënë se shteti “duhet të shfrytëzojë secilën mundësi për t’i bindur azilkërkuesit dhe të huajt tjerë, që duhet të largohen nga shteti, që të veprojnë sa më shpejt ashtu”.

Numri i personave që janë ndihmuar financiarisht për t’u larguar nga vendi është pak më i lartë këtë vit, në krahasim me vitin paraprak./REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?