Iu gjet automatik dhe fishekë, arrestohet 41-vjeçari në Korçë

Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia njofton se 41-vjeçarit me inicialet A.N., në një ambient në pronësi të tij, iu gjet një  automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

"Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Posedonte armë zjarri në një ambient në pronësi të tij, vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë. Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Turan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

J.SH./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rënia e rasteve me Covid-19 dhe efekti i vaksinimit, a duhet të hiqet ora policore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasje me armë zjarri në Tiranë pas një konflikti, ndërron jetë në spital 27-vjeçari! Disa të shoqëruar (EMRI+VIDEO)