Iu gjet kallashnikov dhe kanabis në banesë, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

Kallashnikov

SHKODËR- Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 33-vjeçar Saimir Mali i cili u kap me 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

I riu u vu në pranga pas kontrollit të shtruar nga policia në banesë, në të cilën iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi i Saimir Mali, 33 vjeç, banues në Ganjollë, Shkodër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Me 45 kilogramë drejt Italisë, kush janë pronari dhe shoferi i kamionit të ngarkuar me krom