Arrestohen 2 shpërndarësit e drogës në Tiranë! Tentuan t'i ikin policisë, por u kapën! U gjendet 1 kg kokainë, celularë dhe lekë (EMRAT)

Arrestohen 2 shpërndarësit e drogës në Tiranë! Tentuan t'i ikin policisë, por u kapën! U gjendet 1 kg kokainë, celularë dhe lekë (EMRAT)

Sendet e sekuestruara

TIRANË- Dy shpërndarës droge në Tiranë, janë arrestuar ditën e sotme. Mësohet se në pranga kanë rënë Luan Nexhipi 47 vjeç dhe Euklid Celmeta  39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët shpërndanin kokainë në kryeqytet. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, i arrestuar më herët për vjedhje.

Mësohet se ato ishin në vëzhgim nga policia prej disa javësh. Burime zyrtare bëjnë me dije se në momentin që u pikasën nga policia, kanë tentuar që të ikin me vrap, por më pas u vunë në pranga.

Në momentin e arrestimit iu sekuestruan 1 kg e 117 gram kokainë, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, celularë, makina me të cilin qarkullonin dhe sende të tjera të kundraligjshme. Arrestimi i tyre u bë në rrugën "Nikolla Lena” në Tiranë.

Njoftimi i policisë
Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.  Operacioni policor i koduar "Urus" i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.  Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 2 shtetas.  Sekuestrohen 1 kg e 117 gram kokainë, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të kundraligjshme. 

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se dy shtetas posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë, pas një punë të mirëfilltë disa javore,  Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Tiranë, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Urus”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

L. N., 47 vjeç dhe E. C(H)., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione në rrugë operative se të dy këta shtetas mereshin me shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “Kokaine” në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. Në bazë të informaciove të grumbulluara dhe  pas një pune të mirëfilltë hetimore disa javore është bërë e mundur kapja në flagrancë e tyre në rrugën "Nikolla Lena”  në Tiranë, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, shërbimet e Polcisië gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një qese me lëndë narkotike Kokainë me peshë 1 kilogramë e 117 gramë. 

Gjithashtu u sekuestrua automjeti me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike, 6 aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në  momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë për kapjen e tyre të dy këta shtetas janë përpjekur të largohen me vrap për ti shpëtuar kapjes së tyre , por nuk kanë mundur dot pasi janë vënë në pranga nga Policia.  Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS