Iu gjetën drogë në lokal dhe makinë, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Iu gjetën drogë në lokal dhe makinë, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Foto ilustruese

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak se shpërndanin drogë në kryeqytet. Policia bën me dije se dy vëllezërit, D.K 33 vjeç dhe D.K 37 vjeç, janë arrestuar pas finalizimit të operacionit 'SHOCK'.

Këta persona merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën “Ibrahim Brahja", ndërkohë që gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.

Dy vëllezërit tani do të përballen në gjykatën e Tiranës me akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit