TIRANË- Gjatë ditës së sotme janë riatdhesuar nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.
Policia e shtetit bën apel që të mos kërkohet azil, pasi Shqipëria është në listën e shteteve të sigurta dhe shanset për të marrë një përgjigje pozitive janë zero.
"Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në zonën Schengen. Gjatë ditës së sotme janë riatdhesuar nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare. Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero. Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër", njofton policia.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3583
Lajme të tjera
-
Shkurtohet kohëzgjatja e procesit për azil në Gjermani
10 Mars, 13:21
-
Shqiptarët vijojnë të kryesojnë në Ballkan për kërkesat për azil në Bashkimin Europian
19 Janar, 14:10
-
BE arrin marrëveshjen për politikat e emigracionit dhe azilit
20 Dhjetor 2023, 11:40
-
Zjarri pranë azilit në Fier, të moshuarit rrëfejnë tmerrin: Tymi ishte si vullkan! Ishim me fat që nuk ra natën
30 Nëntor 2023, 11:51
-
VIDEO/ Zjarr pranë azilit në Fier, tymi 'pushton' institucionin! 8 të moshuar marrin ndihmë mjekësore në spital! Mjekja: Gjendja e tyre është stabël
29 Nëntor 2023, 15:59
-
Aplikimet për azil bien me 37% për 9-mujorin, por në shtator shtohen në Francë
21 Nëntor 2023, 14:54
-
Berlini nuk bllokon ashpërsimin e rregullave të BE për azilin
28 Shtator 2023, 08:24
-
Rreth 16.500 shqiptarë kërkuan azil në Europë dhe Britani 6 muajt e parë të vitit 2023
6 Shtator 2023, 16:48
-
Azilkërkuesit në Gjermani: Turqia kapërcen Afganistanin
16 Gusht 2023, 07:56
-
Mbi 9 mijë emigrantë shqiptarë shkuan me varka në Britani në mars 2023! Shumica tërhoqën kërkesën për azil
7 Gusht 2023, 21:10
-
Bien ndjeshëm aplikimet për azil nga shqiptarët në BE në 4 muajt e parë të 2023
26 Qershor 2023, 12:18
-
Sunak flet për marrëveshjen me Shqipërinë: Plani ynë për të frenuar emigrantët, sukses! Janë riatdhesuar 1800 shqiptarë
5 Qershor 2023, 13:44