VIDEO/ Një ditë pas kritikave të Ramës për mbetjet, i vihet flaka vend grumbullimit të mbeturinave në Laç! Tymi mbulon qytetin! Kryebashkiakja Cara: I qëllimshëm

LEZHË- Laçi është zgjuar i mbuluar nga tymi këtë të shtunë. Gjatë natës ju është vënë flaka vend grumbullimit të mbeturinave ne kodrat e qytetit. Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së Malësisë së Kurbinit. Për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit.

Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara tha se zjarri është i qëllimshëm dhe se në këtë vend kishte një vit e gjysmë që nuk depozitoheshin mbetje, pasi çoheshin në landfillin e Bushatit.

Ditën e djeshme në Kryeministri, Rama ishte i ashpër me kryetarët e bashkive teksa foli me emra, duke 'ngritur në qiell' Pjerin Ndreun e Lezhës dhe duke bërë për 'një lek' atë të Himarës, Jorgo Goro, duke e cilësuar si 'shembullin e të fjeturit gjumë para plehrave'.

Rama u përmendi prokurorinë disa herë dhe ndjekjen penale, teksa nuk ngurroi t'i paralajmëronte se qeveria do të shkonte deri aty sa do i merrte vetë në menaxhim bashkitë nëse situata nuk ndryshonte.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:27
Zjarr në një fushë mbetjesh në Laç, kryebashkiakja e Kurbinit: E qëllimshme, prej një viti e gjysmë nuk depozitohen më aty mbetjet por çohen në landfill

 

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ka reaguar për zjarrin që ka rënë në një vend grumbullim mbetjesh në qytetin e Laçit.

Cara ka thënë se zjarrvënia është e qëllimshme dhe se në këtë vend kishte një vit e gjysmë që nuk depozitohen mbetjet.

"Rreth orës 11:30 të natës njoftohemi për një zjarrvënie në një ish vend grumbullim mbeturinash. Prej një viti e gjysmë mbetjet nuk hidhen më aty por shkojnë në landfillin e Bushatit. Ky vendgrumbullim këtu ka qenë i mbyllur prej një viti e gjysmë. Morëm masa për shuarjen e zjarrit dhe aktualisht po punohet intensivisht. Kjo është një zjarrvënie e qëllimshme.

Laçi është një qytet i pastër. Ky vend depozitim u mbyll sapo erdha unë në krye të bashkisë.

Bashkia Kurbin çdo ditë kemi marrë masa për ta pastruar këtë vendgrumbullim, duke i hedhur kamionë me mbetje për dekompozimin e tyre. Brenda ditës së sotme mbyllim gjithçka këtu pasi jemi të gjithë në punë", ka thënë kryebashkiakja.

M.Q./J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush pas zhvillimit të dy Kuvendeve PD do të jetë?



×

Lajmi i fundit

John

Kuvendi i Berishës jo vetëm me delegatë, i hapur edhe për çdo militant! Aktivitete festive dhe 20 qendra votimi! Çfarë do të ndodhë më 11 dhjetor