Iu vu shiriti pas tërmetit të 26 Nëntorit, Muzetë dhe Kalaja e Krujës hapin dyert për vizitorët (VIDEO)

KRUJE- Pas dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, Kruja ka rihapur dyert e Kalasë dhe dy muzeve, atij Kombëtar dhe atij Etnografik. Pas verifikimit nga ekspertët zviceranë dyert e tyre janë hapur për të pritur sërish vizitorët, ndërkohë që vijon të jetë e kufizuar zona tek kulla pranë kalasë.

"Lajmi i mirë është fakti se nga dita e djeshme dy muzetë e Krujës janë të hapur dhe ne i mirëpresim vizitorë. Pasi akt konstatimit nga ekspertët e Zvicrës rezultoi se ata nuk kanë pësuar asnjë dëmtim dhe janë të gatshëm për të pritur vizitorët", thotë drejtori i 2 muzeve të Krujës.

Kulla e Kalasë së Krujës ose siç quhet ndryshe Kulla e Sahatit është ndërtuar në shekullin e 12, ku shërbente si kullë vrojtimi. Ndër shekuj Kulla ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e tërmeteve. Kulla pësoi dëmtime serioze edhe gjatë tërmetit të datës 26 nëntor dhe pjesa e sipërme e saj që është rikonstruktuar ndër shekuj shfaqi përsëri probleme.

Pjesa e sipërme e saj i është nënshtruar një rikonstruksioni në shekullin e 17 pasi u shemb si pasojë e një tërmeti. Gjithashtu kjo kullë iu nënshtrua një rikonstruksioni tjetër në vitin 1981 kur u dëmtua nga tërmeti apokaliptik që shkaktoi dëme të pallogaritshme kryesisht në zonën e Lezhës dhe Shkodrës, në 1979.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali