Ivanka Trump fotografohet me hixhab në Dubai, ngjall reagime të ashpra (FOTO)

Ivanka Trump fotografohet me hixhab në Dubai, ngjall reagime të ashpra (FOTO)

Ivanka Trump

Ivanka Trump ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi është pjesë e  “Forumit Global të Grave” të mbajtur në Dubai.

Ajo është edhe këshilltarja speciale e forumit dhe gjatë vizitës është takuar edhe me princin e kurorës Shejh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Ivanka është fotografuar e veshur me hixhab në Xhaminë e Madhe të Shejh Zayed.

Por fotografitë e saj  kanë ngjallur një reagim të ashpër duke e akuzuar atë për shfaqje të mbështetjes së rremë për gratë myslimane.

Disa mbështetës të Donald Trump u shprehën se ajo duhej të merrte një qëndrim dhe të bënte një protestë, në vend që të përpiqej të kënaqte udhëheqësit muslimanë.

Të tjerët mendonin se ajo ishte thjesht duke treguar respekt për një vend adhurimi dhe nuk kishte të bënte çështja as pro as kundër hixhabit.

Disa të tjerë komentuan  se ajo është e gatshme t'i përmbahet traditave myslimane dhe është e gatshme të flasë me babanë e saj për islamofobinë.

Ivanka Trump

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dritë jeshile për anëtarësimin e Kosovës, 'tërbohet' Daçiç: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Dritë jeshile për anëtarësimin e Kosovës, 'tërbohet' Daçiç: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës