Izolimi nga dëbora, Ministria e Mbrojtjes letër 6 bashkive problematike: Nuk morët masa për rrugët rurale

Izolimi nga dëbora, Ministria e Mbrojtjes letër 6 bashkive problematike: Nuk morët masa për rrugët rurale

Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile u ka dërguar një letër të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit, që janë shfaqur më shumë probleme nga moti i keq. Konkretisht letra u është dërguar bashkive të Shkodrës, Kukësit, Pukës, Dibrës, Korçës dhe Gjirokastrës. Ne letër theksohet se moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë në zonat rurale. “Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Problem parashikimi i fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile.

Dërgoni listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore. Kërkojmë nga ana juaj: Dërgimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Mbrojtjes, të listës së plotë të kompanive të kontraktuara nga ana e institucionit tuaj për mirëmbajtjen e akseve rrugore, si edhe të kapaciteteve njerëzore dhe teknike të tyre, të parashikuara në kontratë për mirëmbajtjen e secilit prej segmenteve rrugore në territorin e bashkisë suaj; Listën e plotëdetajuar, të kapaciteteve faktike njerëzore dhe teknike, l (llojin e automjeteve, targat e secilit automjet) të përdorur në ditët e reshjeve të borës dhe të shiut të fillimit të janarit 2019, nga firmat kontraktore për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe performancën e treguar nga secili prej tyre. Listën e detajuar, të kapaciteteve faktike njerëzore dhe teknike të përdorur nga vetë bashkia për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe gjendja e kalueshmërisë së tyre gjatë ditëve të reshjeve të borës. 

Informacionin e plotë mbi gjendjen problematikat aktuale të akseve rrugore, të problematikave që janë vërejtur në secilin prej akseve rrugoreproblematike, si dhe në territorin e bashkisë suaj dhe masat që do të merren nga ana juaj për përballimin e këtyre situatave në të ardhmen.  informimin periodik në vazhdim për Ministrinë e Mbrojtjes, deri në eliminimin e problematikave të krijuara nga kjo situatë“thuhet ndër të tjera në letër. Emergjencat Civile kërkojnë një përgjigje sa më të shpejtë nga bashkitë.  Letra e Ministrisë së Mbrojtjes vjen pas shqetësimeve dhe problemeve të ndeshura nga banorët në disa bashki ku nuk është ndërhyrë për mirëmbajtjen e rrugëve rurale. Nga reshjet e dëborës që ranë ditët e fundit vijojnë që të jenë të bllokuar disa akse rurale dhe zona të thella. 

(Kliko këtu për të lexuar letrën e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes për bashkitë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin