Izolimi i Shullazit në regjimin '41-bis', avokati: Ankimim në GJKKO të vendimit! Kallëzim penal për burgun 313, nuk më lejoi ta takoja

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka bërë ankimim pranë GJKKO për vendimin e izolimi të klientit të tij në qelitë e posaçme '41-bis', ndërsa thekson se do të bëjë kallëzim penal edhe për administratën e burgut 313 që nuk lejuan takimin e tij me Shullazin në qelinë e izolimit.

Në një deklaratë për mediat, avokati Meçi e cilësoi këtë vendim abuziv pasi ndaj Emiljano Shullazit nuk është marrë asnjë vendim i formës së prerë se ai është pjesë e grupeve apo organizatave kriminale dhe se vendimi izolimit të tij është bërë pa baza mbi veprat penale.

Meçi tha se ai nuk është lejuar të takonte klientin e tij nga autoritetet e burgut, edhe pse avokatët bëjnë përjashtim nga kufizimi i lirisë së të burgosurve në qelinë e izolimit.

"Jemi këtu për të për të bërë ankimim kundër Ministrisë së Drejtësisë. Ne nuk u lejuam nga administrata e burgut të takonim klientët tanë dhe nuk na u dha asnjë shpjegim. Paligjshëmria vijon edhe në këtë drejtim. Qeliza e izolimit ka kufizime të lirisë dhe takimeve me të tjerët, por përjashton avokatët dhe ky është akuzim ku do të bëjmë edhe kallëzim penal. Ligji flet për subjekte të organizatave kriminale, dhe Emiljano Shullazi nuk ka asnjë vendim të formës së prere për këtë akuzë. Ka dhe shkelje të tjera që lidhen me procedurën me të cilën është realizuar marrja e këtij vendimi nga ministria e Drejtësisë. Ne nuk e dimë se klienti im është vendosur në regjimin '41-bis'", tha Meçi

Më 1 gusht Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit. Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit '41-bis'.

Grupi i Shullazit është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posacëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim, "Kanosje për shkak të detyrës" në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal".

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë. Burgu i Peqinit dhe 313-ta në Tiranë do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale të cilët edhe nga burgjet drejtojnë trafikun e drogës, prostitucionit, apo përfshihen në krime të rënda.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avokati: 03/08/2020 12:19

    O Mece qepazeja mos dezinformo dhe ti marresh leket kot Shullazit se do marresh veten ne qafe o i pangopur. 41 bisi zbatohet edhe kur jane ne faze hetimi ose gjykimi kur akuzohen per grup te strukturuar kriminal. Shullazi me shoke jane injorante por budallenj nuk jane qe te te lene ty ti vjedhesh.

    Përgjigju
    • Goni: 03/08/2020 19:30

      Avokat, që është plehër Meçja dhe ish sigurims këtë e dinë shum njerëz. Por ky i bën kërshëri ligjit. Në darkë përdor ato mbetjet e shullazit, çerrat për presjon, siç ja bënë burrit të zonjës Saide Dollani. Një gjygjtare dhe grua trime.

    • Vito i Orneles se Varuzhanit: 03/08/2020 14:47

      Avokati ve gjoba ne Tirane si ndermjetes i Shullazit, dmth gjoja mbyll "problemet" e biznesmeneve me Shullazin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet