Izolimi rrit numrin e biznesmenëve të huaj në vend (VIDEO)

Izolimi nuk ka penguar të huajt të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë për biznes.Sipas INSTAT hyrja e investitorëve u rrit me mbi 15%, ndërsa ulje drastike njohu lëvizjet e shqiptarëve dhe të huajve, me mbi 94% rënie.

Bie me 94.4% numri i shtetasve të huaj dhe shqiptar që kanë hyrë në vend në muajin maj. Janë këto të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave të cilat tregojnë gjithashtu se të vetmet që janë shtuar gjatë periudhës së izolimit, kanë qenë hyrjet e shtetasve të huaj me qëllim biznesi.

Kjo pamje e aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza një vit më parë nuk i përngjan aspak panoramës së një viti më pas.

Këtë fat kanë pësuar të gjithë kufijtë e vendit pasi Covid-19 mbylli në shtëpi shqiptarët e jo vetëm.

Instituti i Statistikave raporton se vetëm 46 mijë shtetas të huaj e shqiptarë kanë hyrë në muajin maj nga 829 mijë që hynë vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Janë 94.4% më pak.

Çudi bëjnë vetëm shifrat optimiste që vijnë nga hyrjet e shtetasve të huaj me qëllim biznesi. Në muajin maj u rritën me 15.5%, dhe në 5-mujor u rritën me 9.5%.

Ndërsa numri i atyre që kanë ardhur për qëllime turizmi në gjatë muajit të kaluar ka rënë akoma më shumë, me 98.8%.

Në 5 muaj në Shqipëri kanë hyrë në total 602 mijë e 300 shtetas të huaj, duke pësuar një rënie të ndjeshme me 60% krahasuar me vitin 2019, ku hyrjet ishin mbi 1 milionë.

Sipas të dhënave është përgjysmuar numri i personave të ardhur në vend nga Kosova. Nga 395 mijë që erdhën për periudhën Janar-Mars në 2019, këtë vit kanë hyrë vetëm 188 mijë e 645 persona. Ndërsa rënia më e madhe sa i takon hyrjeve në vendin tonë është shënuar tek ardhjet nga Polonia, me 89%.

E gjithë kjo situatë ka vënë në pikëpyetje mbijetesën e turizmit.

Pas mbylljes së të gjitha hyrje-daljeve nga vendi, për të mos lejuar përhapjen e Shoqatat e këtij sektori thonë se rezervimet e pranverës u anuluan të gjitha, ndërsa për rezervimet e verës 80% janë anuluar dhe 20% janë të stopuara. Pasojat? 1.5 miliard euro përllogariten humbjet në turizëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës