Izrael, Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes Gallant! Shpërthejnë protesta në Tel Aviv dhe Jeruzalem! Përleshje para shtëpisë së kryeministrit

Izrael, Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes Gallant! Shpërthejnë protesta në Tel Aviv dhe Jeruzalem! Përleshje para shtëpisë së kryeministrit

Protesta dhe përleshje në Izrael

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shkarkuar nga detyra ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, pasi sipas mediave izraelite kishte një mungesë besimi mes kryeministrit dhe ministrit.

Netanyhahu tha se kishte një hendek midis të dyve lidhur me menaxhimin e luftërave.

Bëhet me dije se Yoav Gallant do të zëvendësohet nga Israel Katz, i cili ka qenë ministër i Jashtëm i Izraelit.

‘Fatkeqësisht edhe pse në muajt e parë të luftës ka pasur besim dhe shumë punë të frytshme, në muajt e fundit ai besim u prish mes meje dhe ministrit të Mbrojtjes’, tha Netanyahu.

"Kam bërë përpjekje të vazhdueshme për të kapërcyer këto boshllëqe, por ato vetëm sa u zgjeruan. Këto çështje madje arritën në opinion në mënyrë të papranueshme dhe, më e keqja, u bënë të njohura për armiqtë tanë, të cilët u gëzuan dhe përfituan prej saj," tha ai.

Netanyahu vuri në dukje se shumica e anëtarëve të qeverisë pajtohen me të.

Nga ana e tij në deklaratën e tij të parë, Yoav Galand deklaroi se "siguria e shtetit të Izraelit ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë misioni im i jetës".

Ndërkohë kanë shpërthyer protesta në Tel Aviv dhe Jeruzalem si dhe në disa qytete. Mediat vendase raportojnë dhe për përplasje mes protestuesve dhe policisë para shtëpisë së kryeministrit Netanjahu. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Lufta/ Netanjahu shkarkon ministrin Galant, Protesta në Tel Aviv dhe Jeruzalem! Përleshje edhe afër shtëpisë së kryeministrit

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve shpërthyen jashtë rezidencës së Benjamin Netanyahu në Jerusalem, ku mijëra u mblodhën spontanisht pasi kryeministri shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.

Ndërkohë raportohen se po mbahen protesta edhe në disa lokacione në veri të Izraelit. Për herë të parë në më shumë se një muaj, protesta po zhvillohen në disa qytete në Izraelin verior, ku udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm që ndalojnë tubimet e më shumë se një mijë njerëzve janë në fuqi për shkak të zjarrit që vjen nga Libani.

Protesta janë shënuar në qytetin e Haifës dhe periferi dhe qytetet Nahariya, Carmiel dhe Rosh Pina. Qindra njerëz po protestojnë gjithashtu në kryqëzimin Karkur dhe kryqëzimin Zichron Yaakov, si dhe në Cezare.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Media irlandeze ‘Her’: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar në 2025

Media irlandeze ‘Her’: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar në 2025