Izraeli bombardon Libanin dhe Rripin e Gazës, objektiv forcat palestineze të Hamasit

Izraeli ka bombarduar Libanin dhe Rripin e Gazës në Lindje të Mesme. Ushtria izraelite ka raportuar se ka goditur objektiva që lidheshin me grupin militan palestinez të Hamasit brenda Libanit dhe Rripit të Gazës.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se infrastruktura ‘terroriste’ e Hamasit u godit në Libanin jugor.

Tensionet janë të larta pasi policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit në netë të njëpasnjëshme në fillim të kësaj jave. Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit dhe bastisjet izraelite kanë shkaktuar konfrontime të dhunshme me palestinezët brenda dhe kanë shkaktuar zemërim në rajonin më të gjerë.

Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili ishte në Liban kur u lëshuan raketat, tha se palestinezët nuk do të rrinin duarkryq pas agresionit të Izraelit.

Në një deklaratë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ushtria izraelite shkroi në Tëitter se kishte objektiva kamionësh duke përfshirë infrastrukturat terroriste që i përkasin Hamasit në Libanin jugor.

Izraeli shtoi se nuk do të lejonte Hamasin të operonte nga Libani dhe e e fajësoi këtë të fundit për çdo sulm që del nga territori i këtij shteti kundrejt izraelitëve.

Ushtria libaneze konfirmoi se një numër i raketave ishin lëshuar nga jugu i vendit, por nuk tha se kush i kishte lëshuar ato. Në Twitter bëhet me dije se një njësi kishte gjetur "hedhës raketash dhe një numër raketash të destinuara për lëshim" në afërsi të qyteteve libaneze të Zibqin dhe Qlaileh dhe "aktualisht po punonte për t'i çmontuar ato".

Hezbollahu, i cili dominon ushtarakisht dhe politikisht rajonin kufitar jugor të Libanit, as nuk e mohoi dhe as nuk mori përgjegjësinë për sulmin me raketa në Izrael. Por grupi i fuqishëm i armatosur i mbështetur nga Irani duket se e la të kuptohet në një deklaratë të enjten, duke paralajmëruar se "qindra miliona muslimanë" ishin të përgatitur të "derdhnin gjak" për al-Aksa. Në muajt e fundit, zyrtari iranian, Hassan Nasrallah tha se shkeljet në kompleksin e xhamisë në qytetin e vjetër të Jerusalemit do të shkaktonin shpërthimin e gjithë rajonit.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit