Izraelitët aplikojnë për pasaportë gjermane
Hebrejtë e persekutuar prej regjimit nazist dhe pasardhësit e tyre kanë të drejtë të bëhen shtetas gjermanë
Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023, është shtuar mjaft numri i izraelitëve që kanë bërë kërkesë për të marrë shtetësinë gjermane. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti nga Izraelikanë ardhur 18,448 kërkesa.
Vitin e kaluar numri i kërkesave ishte 9,178, kurse në vitin 2022 kishte pasur 5,705 kërkesa. Në këtë statistikë nuk janë të përfshirë qytetarë izraelitë që jetojnë në vende të tjetra.
Proces i lehtësuar për pasardhësit e viktimave të nazizmit
Që nga gushti i vitit 2021 të persekutuarit prej regjimit nazist dhe pasardhësit e tyre kanë të drejtë që të bëhen shtetas gjermanë. Pasardhësit e viktimave të regjimit nazist, që u detyruan të largohen nga Gjermania për t'i shpëtuar përndjekjes së nazistëve, mund ta marrin nënshtetësinë gjermane si një lloj dëmshpërblimi pa pasur nevojë të plotësojnë kushte të tjera.
Dekretet përkatëse të Ministrisë së Brendshme për marrjen e nënshtetësisë si dëmshpëblim, kanë marrë kësisoj një bazë ligjore dhe procesi i marrjes së nënshtetësisë është lehtësuar.
Pas Izraelit shumica e kërkesave për marrjen e nënshtetësisë si dëmshpëblim vijnë nga SHBA-ja, por numri i tyre është mjaft i ulët krahasuar me kërkesat që vijnë nga Izraeli./ DW
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Dhjetor, 16:05
Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?
-
Po
21.4%
-
Jo
74.1%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 625
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Scholz kërkon votëbesim, Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme
11 Dhjetor, 18:28
-
Scholz dhe Vuçiç takohen në Gjermani, bisedime për litiumin
10 Dhjetor, 15:04
-
Anketimi: Shumica e amerikanëve dëshirojnë rolin drejtues të Shteteve të Bashkuara në skenën globale
7 Dhjetor, 15:29
-
Ndalen dy motorë të Evropës: Franca i bashkohet Gjermanisë në kaosin politik
5 Dhjetor, 17:03
-
Lufta/ Izraeli bombardon Gazën, 21 të vdekur, mes tyre edhe 5 fëmijë
5 Dhjetor, 08:30
-
A do të arrestohej Netanyahu në Gjermani?
3 Dhjetor, 12:19
-
SHBA-ja njofton ndihmë të re ushtarake për Kievin prej 725 milionë dollarë
3 Dhjetor, 08:35
-
Eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në Zubin Potok në Kosovë
2 Dhjetor, 22:15
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale: SHBA dhe Rusia po ndërhyjnë në hetimet tona! Po kërcënohemi si organizatë terroriste
2 Dhjetor, 20:07
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor, 15:01
-
Lufta në Ukrainë/ Scholz viziton Kievin, njofton ndihmën e re ushtarake prej 650 milionë euro
2 Dhjetor, 08:24
-
'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)
30 Nëntor, 22:32