Ja 3 dosjet me 10 zyrtarët
e ARRSH që janë në hetim

Ja 3 dosjet me 10 zyrtarët<br />e ARRSH që janë në hetim<br /><br>
Abuzimet e shumta financiare në ndërtimin e rrugëve në vend,kanë sjellë krijimin e disa dosjeve penale kundër ish-drejtorit të ARRSH, Dashamir Xhika dhe vartësve të tij në këtë institucion. Mësohet se momentalisht në hetim nga prokuroria janë 10 zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët po verifikohen penalisht për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për ndërtimin e katër segmenteve rrogore.

Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme i thanë “Shqiptarja.com” se që prej vitit 2016 e deri më sot prokuroria ka në dorë tre dosje të rrëndësishme, ku të dyshuar si të implikuar në afera abuzimi me detyrën dhe korrupsion janë 10 zyrtarë të ARRSH. Burimet sqaruan se këto dosje ndaj zyrtarëve të këtij institucioni kanë mbëritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërkohë që janë plotësuar me dokumentacion shtesë të referuar nga policia e Shtetit.

Tashmë tre nga këta zyrtarë të ARRSH janë arrestua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,si Dashamir Xhika ish-drejtori i Përgjithshëm dhe dy vartësit e tij, drejtorët e menaxhimit të projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Ndërkohë që 7 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni po verifikohen penalisht. Bëhet fjalë për shtetasit Thoma Xhori, Niko Mihali, Albana Ahmeti, Donika Shehu dhe Diana Gumeni që të gjithë anëtarë të grupit të hartimit të termave të referencës dhe llogaritjes së fondit limit.

Sipas burimeve ndaj këtyre personave po kryhen veprime hetimore nga ana e prokurorisë lidhur me abuzimet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për studimin e zgjerimit të superstradës “Tiranë-Durrës” dhe ndërtimin e “By-pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë”. Ndërkohë dosja e tretë për të cilën është duke hetuar prokuroria ka të bëjë me ndërtimin e dy by-Pass-ve, atij të Vlorës dhe atij të Fierit. Personi që është kallëzuar nga KLSH në 4 janar 2017 quhet Ermal Nuri me detyrën e përgjegjësit të sektorit të Zhvillimit të projekteve të huaja dhe të Brendshme në ARRSH.

Dy “By-Pass” Vlorë dhe Fier
Inxhinieri Ermal Nuri i cili mësohet se po ndiqet penalisht nga prokuroria rezulton nga një audit i KLSH se nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të qëllimshme ka favorizuar firmën ndërtuese “Serenessima Construzioni spa” që ndërtonte dy by pass-t, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e figurës së veprës penalë të “Shpërdorimit të detyrës”. “…në lidhje me këto veprime dhe mosveprime përgjegjësia kryesore mbi Ermal Nuri në cilësinë e përgjegjësit të sektorit të zhvillimit të projekteve të huaja dhe të Brendshme në ARRSH, pa përjashtuar këtu dhe përgjegjësinë e personave të tjerë vendimarrës në këtë institucion…”-thuhet në kallëzimin që KLSH ka depozituar në prokurori në datën 1 janar 2017.

Në kallëzimin e saj KLSH më tej thotë se:“…rezultoi që ARRSH nuk i ka paraqitur deri më sot kompanisë “Serenessima Construzioni spa” asnjë pretendim zyrtar në lidhje me penalitetet që kjo shoqëri duhet të paguajë si pasojë e vonesave në kryerjen e punimeve, ku sipas përllogaritjeve të grupit të auditimit arrijnë deri në 4.125.346 euro. Auditimi ka zbuluar se kontraktori gjatë punimeve ka ndryshuar projektin duke ulur me një metër trashenë e rrugës dhe kryer disa manovra të tjera, veprime këto që janë miratuar nga zyrtarët e ARRSH, ku më pas janë përfituar mbi 3 milion euro.

Rruga “Tiranë-Elbasan”
Për ndërtimin e disa segmeneteve të kësaj rruge momentalisht janë arrestuar tre zyrtarë, ndërkohë që është vënë në hetim dhe ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i LSI në qarkun e Elbasanit. Mes personave të arrestuar janë Dashamir Xhika, dhe dy vartësit e tij Aksel Qurduka dhe Albens Alite.

Procedura e ndërtimit të këtij segmenti është audituar nga KLSH, duke verifikuar tre episode, më konkretisht, urdhërat e ndryshimit të projektit fiollestar, punimet në zonën e Ibës, kilometric 11+100, “Verifikimi i disa zërave të punimeve në objekt” dhe ndryshimin e “Usekut të Mulletit”. Sipas audituesve të KLSH që kanë depozituar kallëzim penal ndaj pertsonave të sipërcitur janë kryer pagesa të paargumentuara tek kompanitë private dhe të pajustifikuara me punime konkrete në teren.

Ndërkohë gjatë ndërtimit të “Usekut të Mulletit”, KLSH në kallëzimin e saj evidenton si dëm ekonomik shumën prej 1.3 milion dollarë sepse i është dhënë kontraktorit ndërtues, ndërkohë që një pjesë e këtyre punimeve në këtë segment rrugor ishin kryer dhe paguar gjatë projektit origjinal.

Abuzime në studime e “By-Pass” Plepa-Rrogozhinë
Dosja tjetër kundër Dashamir Xhikës që po hetohet nga prokuroria ka të bëjë me procedurat e studimit për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës si dhe me ndërtimin e “By-Pass” që shtrihet nga zona e Plepave në Durrës dhe deri në Rrogozhinë.

Në kallëzimin e saj kundër 6 personave KLSH sqaron se përgjatë periudhës së përgatitjes së dokumentacionit të tenderit dhe zhvillimit të procedurave së prokurimit për studimin e zgjerimit të autostradës, janë bërë disa investime nga institucione të tjera me fonde të buxhetit të shtetit shtetit, investime të cilat me zbatimin e projektit të zgjerimit të superstradës “Tiranë-Durrës”, do të mbivendosen, ribëhen apo të prishen plotësisht. 

Për rrjedhojë thotë KLSH në kallëzimin e saj, zyrtarët e ARRSH në dijeni të plotë të këtyre investimeve të kryera nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nëpërmjet projektimit të këtij studimi, kishin planifikuar që në fillim shkatërimin e këtyre investimeve të sapo filluara në vlera totale prej rreth 593 milion lekë, çka automatikisht i kthen këto investime, në vlera të konsiderueshme monetare, në investime tejet afatshkurtra, të cilat rëndojnë në mënyrë të papërgjegjshme buxhetin e shtetit.

Për të gjitha këto veprime abuzive shton KLSH në kallëzimin e saj referuar prokurorisë mban përgjegjësi penale Dashamir Xhika ish-drejtues i ARRSH dhe Thoma Xhori, Niko Mihali, Albana Ahmeti, Donika Shehu, Diana Gumeni, që të gjithë anëtarë të grupit të hartimit të termave të referencës dhe llogaritjes së fondit limit.

dosjet arrsh

dosjet arrsh

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit