Ja çfarë shkruajnë mediat
serbe pas 3-pikëshit të Shqipërisë 

Ja çfarë shkruajnë mediat<br />serbe pas 3-pikëshit të Shqipërisë 
Mediat serbe duket se nuk mbetën pas asnjëherë me komentet e menjëhershme thumbuese lidhur me zhvillimet pas incidentit në Beograd. Ndërkohë që edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmi.

“Skandal: Gjykata u jep shqiptarëve tre pikë për ndeshjen në Beograd”, është ky është titulli i të përditshmes serbe “Kurir”. Gazeta vijon më tej të shkruajë se kjo është dita kur jo vetëm serbët, po gjithë futbolli botëror mori një shuplakë.

“Ky ishte një provokim i qartë”, shkruan "Kurir", duke kujtuar se ndeshja e tetorit në Beograd u ndërpre për shkak të dronit që mbante flamurin e Shqipërisë së Madhe.

Duke cituar mediat daneze, gazeta serbe shkruan se, sipas CAS, droni nuk dëmtoi askënd, dhe se ishin tifozët në fushën e lojës që shkaktuan trazirat. “Kurir” nuk përjashton mundësinë që danezët të kenë ushtruar presion mbi CAS.

“Blic” nga ana tjetër me shkruan: “E pabesueshme. Gjykata e Lozanës i dhuron fitoren Shqipërisë, Rama feston ‘drejtësinë’”.  Ndërsa, vijon njoftimi për vendimin e CAS, duke cituar mediat daneze, por duke pasqyruar edhe statusin e kryeministrit Rama.

Shqiptarët tashmë kanë nisur të festojnëe bashkë me Shoqatën e tyre të futbollit dhe Kryeministrin e tyre. Duket se ne e kemi më të lehtë për të mbajtur sytë mbyllur, duke parë rrethanat katastrofike në grup në të cilën gjejmë vetveten. Me fjalët e kreut të qeverisë hapet edhe shkrimi në sajtin e “B92”, duke cituar Ramën që ka shkruar se “drejtësia u vendos”. Në titullin e kësaj media thuhet: “Çështja e ‘dronit’: Shqipëria merr tre pikë”.
 
Ndërkohë që edhe mediat e ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit dhe asaj cka gjykata e arbitrazhit vendosi për ndeshjen Serbi Shqipëri. Mediat daneze shkruajnë se tashmë Shqipëria e gjeti Gaitën dhe se vendimi është mjaftueshëm i arsyeshëm . Extrabladet mban titullin “Mbas gates se dronit, tani fshij syten Morten Olsen"

mediat
mediat










































mediat

mediat

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish