Ja cilat janë aktoret më të bukura në botë

Ja cilat janë aktoret më të bukura në botë
Viti që kaloj paraqiti 20 aktoret në hollywood më të bukura të vitit. Në një klasifikim bukuroshet Hollywood-iane janë renditur sipas hijeshisë së tyre.

Në vendin e 20 për bukurinë e saj vendoset Ema Stone. Emily Jean Stone e quajtur ndryshe "Emma" Stone është një aktore amerikane. Në vitin 2007, ajo luajti një psesë të shkurtër si violiniste në një dramë dhe bëri debutimin e saj në filmin komedi “Superbad”. Aktorja 26 vjeçare është e gjatë 1 e 68 dhe di tre gjuhë të huaja Gjermanisht, Suedisht dhe Anglisht.
 
Në vendin e 19 është rradhitur aktorja skoceze Isla Lang Fisher e cila e ka filluar karrierën e saj duke vepruar në një televizion australian. Ajo ka lindur nga prindër skocez në Oman dhe është rritur në Australi. Aktorja 38 vjeçare është 1 e 60 e gjatë.
 
Emma Watson është aktore si dhe modele angleze. Ajo pati një rritje në karrierë pas rolit të saj si Hermione Granger në seritë e filmit të famshëm të Harry Potter. Ajo ka qenë vetëm 9 vjeç kur ka luajtur rolin e Hermione dhe ka qenë roli i saj i parë në hollivud. Aktorja tashmë është 24 vjec dhe e gjatë 1 e 65 cm.emma watson
 
Në vendin e 17 është amerikania Zooey Deschanel  e cila është aktore, muzikante, kompozitore dhe këngëtare. Në vitin 1999, Deschanel bëri debutimin e saj në filmin në Mumford, me rolin e saj Breakout si Anita Miller në filmin gjysmë-autobiografik të Cameron Crowe-së. Artorja 34 vjeçare është 1 e 68 cm e gjatë.
 
Në vendin e 16 është rradhitur aktorja amerikane Olivia Jane Cockburn, e njohur profesionalisht si Olivia Wilde. 29 vjeçarja është duke pritur fëmijën e saj të parë. Përveç look-ut të saj të mahnitshëm aktorja është rradhitur ndër më të bukurat në botë edhe për shkak të gjatësisë së saj 1. 71 cm.
 
Në vendin e 15 rradhitet aktorja amerikane Jennifer Lawrence. Roli i saj i parë i madh ishte në filmin “The Bill Engvall Show” nga (2007-2009) dhe më pas ajo u shfaq në filmat e pavarur Burning Plain (2008) dhe Bone Winter (2010), për të cilin ajo mori nominime për Akademinë Award, Golden Globe Award dhe Satellite Award për aktoren më të mirë. Ajo është 24 vjec dhe është e gjatë 1 e 72 cm.
 
Në vendin e 14 rradhitet aktorja dhe modelja spanjolle Penélope Cruz Sánchez. Në moshën 15-vjeçare, ajo bëri debutimin e saj të parë si aktore. Aktrorja tashmë 39 vjeç përveç filmave të saj vazhdon edhe profesionin si modele. Kohët e fundit ka qenë imazhi i një kompanie cantash.
 
Në vendin e 13 rradhitet ndër aktoret më të bukura në botë Charlize Theron. Karriera e saj pati kulmin e saj në fund të viteve 1990  në në filmat e avokatit të djallit, Mighty Joe Young, dhe The Cider House Rules. Lajmet e fundit për aktoren 38 vjeçare thonë se ajo është e lumtur duke dalë shëtitje me djalin e saj Jackson.
 
Në vendin e 12 rradhitet aktorja amerikane Anne Jacqueline Hathaway. Pas disa roleve fazë, ajo u shfaq në seri televizive të vitit 1999 Get Real. Ajo u bë e njohur, duke luajtur rolin e Mia Thermopolis në filmin Disney si princesha Diaries. 31 vjeçarja kohët e fundit ka ekpozuar djalin e saj në një plazh duke paraqitur skemën e nënës perfekte.
 
Në vendin e 11 është rradhitur aktorja angleze Emily Blunt Olivia Leah e njohur për rolet e saj në filmat e sukseshëm se The Devil Wears Prada, The Young Victoria, Adjustment Bureau, and Looper. Aktorja është 31 vjec dhe është shtatëzënë.
 angelina
Në vendin e 10 rradhitet ndër aktoret më të bukura në botë Angelina Jolie. Angelina Jolie është një aktore amerikane, drejtore filmi, skenariste, dhe autore. Ajo ka marrë Academy Award, tre çmime Golden Globe, dhe është një ndër aktoret më të paguara të hollyvood-it. Angelina Jolie është ekspozuar nga prekja e kancerit dhe ka kryer ndërhyrje urgjente për të shmangur humbjen e jetës duke hequr të dyja gjinjtë.
 
Në vendin e 9 është aktorja bukuroshe Natalie Portman. Ajo është një aktore me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe izraelite. Roli i saj i parë ishte si një jetime e marrë nga një vrasës i paguar në 1994 në filmin aksion “Leon Profesional”. Ajo është 33 vjec dhe e gjatë 1 e 60 cm.
 
Në vendin e 8 është aktorja bukuroshe Scarlett Johansson njëkohësisht e njohur edhe si modele dhe këngëtare.
Në vendin e 7 është aktorja angleze Kathrin Romary "Kate" Beckinsale. Pas disa rolesh të vogla televizive, ajo bëri debutimin e saj në filmin Much Ado About Nothing ndërsa ishte ende një studente në Universitetin e Oksfordit. Ajo është 41 vjeç dhe e gjatë 1 e 70 cm.
 
Në vendin e 6 rradhitet aktorja dhe modelja angleze Keira Christina Knightley. Keira filloi duke u shfaqur si një fëmijë në televizion dhe bëri debutimin e saj të filmit në vitin 1995.

Në vendin e 5 është rradhitur në këtë klasifikim aktorja italiane Monica Belluçi e cila e filloj karrieren e saj si modele në moshën 13 vjeçare. Me 1989, ajo ishte duke u bërë e njohur si një modele e modës në Paris, në Atlantik si dhe në New York City.

Ajo ekspozon fimat si Dolce & Gabbana dhe markën franceze Elle. Në këtë vit, Belluçi bëri kalimin e karrierës së saj në aktrim dhe filloi të merrte mësime aktrimi. Tashmë ajo 60 vjeç është një ndër aktoret më të sukseshme në Itali dhe në botë.
 


Në vendin e 4 rradhitet aktorja bukuroshe Jessica Alba. Ajo është një ndër ikonat e televizionit amerikan jo vetëm në film por edhe si modele. Ajo e filloj karrierrën e saj televizive në moshën 13 vjeçare në Camp Nowhere dhe The Secret World of Alex Mack. Ajo tani është 31 vjeç dhe korr sukses të madh në hollyvood.
 mila kunis
Në vendin e 3 si një ndër aktoret më të bukura në botë është Odette Annable. Ajo ka lindur në Los Angeles, Kaliforni. Nëna e saj, Lydia, është kubaneze. Babai i saj, Viktor Yustman, i cili është me prejardhje italiane dhe franceze, ka lindur në Bogotá, Kolumbi dhe rritur në Nikaragua. Fammë ajo ka korrur edhe në serialin Tëo and a half men.
 
Në vendin e dytë është rradhitur në top listën e klasifikimit të aktoreve më të bukura në botë të vitit që kaloj aktorja dhe modelja 28 vjeçare Megan Fox. Megan Denise Fox është një aktore amerikane e cila e filloi karrierën e saj duke vepruar në vitin 2001, me disa kanale televizive dhe role të vogla në filma. Aktorja njihet për linjat e saj trupore të rregullta dhe me një pamje bukurie mbresëlënëse.
 
Në vendin e parë për klasifikimin e akroreve më bukuroshe në gjithë botën është aktorja Mila Kunis. Milena Markovna "Mila" Kunis është një aktore amerikane dhe artiste me famë të madhe. Në vitin 1991, në moshën shtatë vjeçare, ajo u zhvendos nga Bashkimi Sovjetik në Los Angeles me familjen e saj. Tashmë ajo është 31 vjeç dhe konsiderohet si aktorja më bukuroshe sajë hijeshisë së saj edhe pse është vetëm 1 e 63 cm e gjatë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm