Ja hapat për t’u bërë agjent 
sekret në Forcat e Armatosura

Ja hapat për t’u bërë agjent <br />sekret në Forcat e Armatosura
TIRANE- Zbardhet skema se si do të rekrutohen agjentët e shërbimit informativ të ushtrisë. Një person për t’u bërë agjent aktiv në këto struktura duhet të zhvillojë si fillim kursin bazë në SHISH dhe si kriter kryesorë është përcaktuar që ai të jetë shtetas shqiptar që nga lindja, si shenjë besueshmërie. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë ku u miratua ligjit për Agjencinë e Inteligjencës, Mbrojtjes dhe Sigurisë deputetët e mazhorancës u përfshinë në një debat ndërmjet tyre përsa i përket kriterit të shtetësisë nga i cili dolën më pas edhe struktura e komplet agjencisë.

Konkretisht kjo agjenci do të përbëhet nga 300 agjent aktiv të cilët do të ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda dhe jashtë vendit ku do të koordinohen nga vendet aleatet të NATO-s. Këto agjent do të jenë oficer karriere të cilët do të bëjnë përgjime për të parandaluar nëpërmjet përgjimeve aksione të vendeve armike të NATO-s. Kjo agjenci do të ketë një administratë prej rreth 750 personash e cila do të jetë në formë piramide ku kryetari do të udhëheq punën e bazës duke iu referuar urdhrave të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?