Ja lista me ushqimet që ju duhen për kocka të forta

 Ja lista me ushqimet që ju duhen për kocka të forta

Foto ilustruese

Ostepororza është një sëmundje të pakëson dendësinë minerale të kockave dhe sjell përkeqësim të indeve duke i bërë ato më të brishta dhe shkaktuar më shumë fraktura.

Kjo sëmundje është mjaft e përhapur dhe ka tendenca të rritet me rritjen e moshës.

Osteoporoza paraprihet nga një fazë tjetër e njohur si osteopenia ose humbja e masës kockore që ndodh në çdo fazë të jetës.

Mosha është shkaktar kyç i osteopenisë dhe osteoporozës.

Pas moshës 40 vjeçare, dendësia kockore pakësohet si tek gratë ashtu edhe tek burrat.

Në rastin e grave, kjo sëmundje përshpejtohet shumë pas menopauzës.

Si gjithmonë, parandalimi është një hap shumë i rëndësishëm.

Të rinjtë duhet të mos e teprojnë me alkolin, të mos pijnë duhan, duhet të kryejnë aktivitet fizik, të mos e teprojnë me ekspozimin në diell dhe të ushqehen mirë.

Nëpërmjet ushqimit, ne mund të marrim vitamina thelbësore për kockat siç janë: kalçiumi, fosfori dhe vitamina D.

Ne kemi nevojë edhe për vitaminën K, magnezin dhe zinkun që i mbajnë kokcat të shëndetshme në çdo fazë të jetës.

Ushqyerja e duhur për kockat

Kalçiumi është përbërësi kryesor i kockave të shëndetshme.

Të rriturit duhet të marrin 1,000 deri në 1,200 mg në ditë.

Ushqimet e mëposhtme mund të plotësojnë dozat ditore të kalçiumit:

Frutat dhe perimet si barishtet, portokallet dhe fiqtë e thatë.

Produktet e bulmetit si, kosi, djathi, qumështi.

Qumështi i arrorëve, sojës, orizit dhe tërshëra.

Bishtajoret si fasulet dhe qiqrat.

Frutat e thata, farat dhe drithërat si bajamet, farat e suzamit, arrat.

Peshku, kryesisht sardelet

Osteoporoza dhe ushqimet e pasura me vitaminë D

Vitamina D është e dobishme për përthithjen dhe metabolizimin e kalçiumit.

90% e kësaj vitamine merret nëpërmjet ekspozimit në diell ndërsa pjesa e mbetur nëpërmjet ushqimit.

Peshku: salmoni, skumbria, trofta, ngjala, peshku ton, sardelet  vaji i mëlçisë së merlucit

Kërpudhat.

Ushqimet me proteinë: vezët, produktet e bulmetit, mëlçia e viçit.

Osteoporoza parandalohet edhe me:

Vitaminën K që ndihmon shëndetin e kockave ndaj përzgjidhni barishte si spinaqi, sallata jeshile, kale, shpargu, lakrat e vogla.

Estrogjenin me bazë bimore që gjendet tek drithërat, portokalli, rrushi, çaji dhe soja.

Kaliumin që përmirëson dhe ekuilibron kalçiumin. Bananet janë një burim i mirë i kaliumit.

Këshilla të tjera

Alkoli i tepërt, duhanpirja, jeta pa aktivitet janë të dëmshme për shëndetin e kockave.

Kafeina dhe kripa kanë efekt diuritik dhe nxjerrin kalçiumin nga organizmi.

Mos pini më shumë se 3 kafe në ditë.

Proteina e tepërt shkakton sëmundje të veshkave dhe dekalçifikim të kockave.

Ajo ndikon në metabolizimin e kalçiumit, fosforit dhe vitaminës D.

Qëndroni në ambient të jashtëm të merrni vitaminë D.

Kryeni aktivitet fizik që të ruani peshën e shëndetshme, të ruani masën kockore dhe forconi muskujt.

Hani ushqime të pasura me fosfor, magnez dhe acide yndyrore omega-3.

E fundit por jo nga rëndësia; parandalimi i osteoporozës kërkon kalçium që në fillim të jetës dhe shumë aktivitet fizik.

Suplementët mund të përdoren më vonë kur shëndeti i kockave është më i dobët. /AgroWeb.org

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë