Ja logoja e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet, publiku zgjedh fitues propozimin nga Kosova...Lidhja e veçantë me NEWBORN

Ja logoja e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet, publiku zgjedh fitues propozimin nga Kosova...Lidhja e veçantë me NEWBORN

Pas një votimi online në rrjetet sociale, publiku ka përzgjedhur logon zyrtare, e cila do të përfaqësojë Tiranën në aktivitet e shumta që do të zhvillohen me rastin e 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet. 

Mbi 40 mijë qytetarë moren pjesë në votimin online, duke përzgjedhur mes katër finalistëve logon e krijuar nga një prej studiove më të njohura kosovare në fushën e dizajnimit. 

E themeluar në vitin 2005, “Karrota” është kompania e vetme në rajon e shpërblyer me Luanin e Artë në Kanë për krijimin e Monumentit NEWBORN në Prishtinë. 

Karrota shquhet për krijimin e identiteteve të kompanive të ndryshme shqiptare, si Vala, Z mobile, Zog mobile, Tifozat Kuq e Zi, Transformohu, Ha mirë, Duaje tënden, Scardian, HÖHÉ, 20 vjet GIZ, Deppo, Instituti Musine Kokalari, Bears Rugby, QKR dhe shumë të tjera.

Në këtë garë morën pjesë mbi 50 aplikantë, ndërsa pas përzgjedhjes fillestare, 4 logot finaliste u prezantuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe vetë krijuesit e tyre për t’iu nënshkruar edhe votimit të hapur online.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anila: 10/02/2020 21:04

    logoja e Tiranes eshte shume e bukur dhe shumengjyreshe

    Përgjigju
  • [email protected]: 18/01/2020 20:19

    Logo e Tiranes ? Mjere Ne !!!!!

    Përgjigju
  • Rudi: 18/01/2020 20:18

    Logo e Tiranes ? Mjere ne cfare nuk po shohim

    Përgjigju
  • Arbëri: 16/01/2020 18:53

    Shumë e qëlluar dhe e bukur...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës