Ja një vend për pushime/ Plazhi
i Nartës ujë kristal e rërë kurative

Ja një vend për pushime/ Plazhi<br />i Nartës ujë kristal e rërë kurative
Preferojnë qetësinë dhe sigurinë ndaj kanë përzgjedhur plazhin e Nartës në bregdetin e Vlorës për të kaluar pushimet verore.

Numri i vizitoreve në këtë destinacion po njeh rritje çdo vit, ndërsa punimet në infrastrukture dhe puna e pushtetit vendor për një vijë bregdetarë të pastër kanë dhënë frytet e veta.

zvernec

Uji i kristaltë i detit, rëra kurative janë arsyeja kryesore pse pushues vendas dhe të huaj zgjedhin këtë bregdet për të luftuar temperaturat e larta.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report përgjatë kësaj vije bregdetare nuk kanë nevojë për shumë koment.

zvernec

Pushues e turistë ditor të grupmoshave të ndryshme janë vizitorë të plazhit të Nartës, i cili ndryshe nga destinacionet e tjera përgjatë bregdetit të Vlorës është më i qete.

Tjetër specifikë e kësaj vije bregdetare janë edhe pishat aq të dëshiruara nga vizitorët që përveç ujit të detit dhe cadrave gjejnë dhe një tjetër strehë për t’ju fshehur rrezeve të diellit.

Gastronomia si në çdo destinacion turistik luan një rol pozitiv në rritjen e numrit të vizitorëve.

Prodhimet e detit janë kryefjalë e tavolinave të restoranteve, pronarët e të cilave kanë investuar shumë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimit.
Efekte 

Siguria është një tjetër element pozitiv që ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitoreve në këtë aset turistik.

Pushues të rinj e të vjetër rrëfejnë për A1 Report arsyet se përse kanë përzgjedhur këtë destinacion.

Ndërkohë ka edhe nga ata pushues që kanë edhe ankesa për plazhin e Nartës.

Pushuesit premtojnë së këtë destinacion turistik do tua sugjerojnë edhe miqve të tyre.

zvernec
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona

Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona