Ja paundët e sekuestruara në makinën “Porsche” të 35-vjeçarit në Elbasan, policia: S’kishte asnjë dokument për burimin e tyre

Ja paundët e sekuestruara në makinën “Porsche” të 35-vjeçarit në Elbasan, policia: S’kishte asnjë dokument për burimin e tyre

Paundët e sekuestruara

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e një sasie prej 40 mijë paund një ditë më parë.  Sasia e parave u gjet në një makinë "Porsche", me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç banues në fshatin Vodice të Beratit.

Sipas policisë, 35-vjeçari nuk dispononte asnjë dokument për burimin e parave të sekuestruara dhe ndaj tij ka nisur hetimi.

"Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është proceduar penalisht", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë