Ja pse disa të 'mëdhenj' e urrejnë Gretën e vogël

Ja pse disa të 'mëdhenj' e urrejnë Gretën e vogël

 

250 mijë metra kub akullnajë po rrëshket dita ditës nga Mali i Bardhë, mbreti i maleve në Alpet e Europës, drejt luginës Ferret, në Courmayer, në Italinë veriore. Ishte vapë e pazakontë këtë verë në Malin e Bardhë. Nga lartësia e tij madhështore, mbi 4800 metra, i ftohti i zakonshëm i mijëra viteve ia kishte lënë vendin vapës, si të bëhej fjalë për një kodrinë në vendet mesdhetare. Kryebashkiaku i qytezës italiane ka evakuuar të gjitha shtëpitë dhe bizneset që mund të preken nga rrëshkitja e akullnajës, dhe të gjithë tashmë, po mbajnë frymën duke pritur atë që do të ndodhë. Akullnajat nuk po shkrijnë vetëm në Groenlandë, por edhe në zemër të Europës.

Ndryshimet klimatike janë të dukshme kudo e megjithatë, por, siç ndodh me shumicën e rracës njerëzore, pak vetë kanë ndjeshmërinë e duhur të dallojnë, e aq më pak të kuptojnë.

Greta Thunberg, 16 vjeçarja suedeze që po përpiqet të çjerrë e të zgjojë këtë ndërgjegje të fjetur e indiferente po has mbështetje gjithnjë e më të madhe nga të rinjtë në botë, ndërkohë që vihet në lojë dhe sulmohet nga të rritur haters (urryes) nëpër rrjetet sociale.

Fëmijët kanë virtyte magjike dhe ndjeshmëri të jashtëzakonshme sa janë të vegjël, por shoqëria, të rriturit, bëjnë çdo gjë që t'ua heqin këtë ndjeshmëri të veçantë me qëllimin që në të ardhmen të bëhen sa më të pandjeshëm, e si rrjedhojë "më të fortë".

Greta Thunberg ua prishi disave planet. Vajza me gërsheta nuk është aq e rritur dhe aq e indoktrinuar për të mos bërtitur të vërtetën në kohë dhe për fat, në mënyrë dhe vendin e duhur.

Konstatoj se ka shumë haters, (urryes) edhe në Shqipëri kundër Gretës. Eshtë e kuptueshme, pasi mjafton të shohësh se si sillen në të përditshmen të rriturtit shqiptarë ndaj natyrës, për të marrë vesh se pse ata urrejnë Gretën dhe sensibilizimin e saj. Aktivistja 16 vjeçare që sot vuan për klimën, për natyrën, me veprimet e saj, me fjalët e saj u vendos një pasqyrë të madhe në fytyrë të rriturve të pandjeshëm

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh