Si të dezinfektoni vetë shtëpinë, Shefi i Zjarrfikëses Luan Shehu jep këshilla praktike

Dezinfektimi i ambienteve publike, si dhe protokolli që duhet ndjekur sapo hyjmë në shtëpi, në kushtet e një pandemie botërore kërkon kryerjen me rigorozitet të të gjitha rregullave. Parandalimi i përhapjes është gjëja më e rëndësishme në këtë situatë të pazakontë. Për këtë, Shefi i Zjarrfikësve në Tiranë Luan Shehu jep këshilla praktike sesi duhet të veprojmë për të dezinfektuar interierin.

'Solucioni që përdorim është me bazë klori dhe ka sukses. Brenda 1-2 orë  ky proces e neutralizon virusin dhe qëndrueshmëria e tij është për 3 ditë. Kemi dezinfektuar shkollat, konviktet, rrugët, institucionet dhe kryesisht këtë proces ne e kryejmë pas orës 7 të darkës, pasi gjatë orëve të ditës ky solucion avullon. Në kushte shtëpie mund të veprojmë edhe në këtë mënyrë: Gjysmë gotë ujë dhe 150 gr açe dhe e tret atë në 5 litra ujë. Me të lajmë  shtëpinë në mënyrë të vazhdueshme 2-3 herë në ditë dhe në këtë mënyrë do e dezinfektojmë të gjithë banesën. Momenti i ndërrimit të rrobave të personave, që janë në lëvizje gjatë ditës është momenti kur virusi merret më shpejt. Puna e parë që duhet të bëhet sapo mbërrin në shtëpi duhet të heqësh këpucët dhe i vendosim jashtë, më pas veshim shapkat dhe menjëherë drejtohemi për në tualet, çdo veshje futet në një qese dhe rrobat duhen larë me 90 gradë. Maska dhe dorezat hiqen në momentin kur futemi për të bërë dush. Kur të hiqen dorezat nuk duhet të prekim duart, por duhet të jemi të kujdesshëm, maska është e fundit që hiqet', tha Shehu.

Jo të gjitha bashkitë i kanë resurset për të bërë dezinfektimin në çdo banesë. Ndërsa dezinfektimi i ambienteve publike sipas Shehut kërkon një tjetër specifikë: 

'Me urdhër të veçantë ne kemi marrë masat që ky virus vdekjeprurës të mos gjejë hapësira që të veprojë tek organizmi i njeriut. Ne kemi një grup, grupi i reagimit. Në rastin e pandemisë kërkohet të bëhet një proces për ç'ndotjen e ambientit me anë të veprimit kimik dhe konkretisht përdorim dy solucione, ujë me sapun dhe hipokloriti. Ne kemi filluar me dezinfektimin e rrugëve dhe në pjesën e asfaltit ai ka qëndrueshmëri të madhe', tha Shehu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër

‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër