Ja vlen të protestosh çdo të enjte me shpenzime 'partie'?

Ja vlen të protestosh çdo të enjte me shpenzime 'partie'?

Protesta e opozites para parlamentit ne date 21 shkurt

Që një parti politike, aq më tepër një parti në opozitë, të organizojë tubime dhe protesta masive natyrisht duhet të shfrytëzojë mbi çdo gjë tjetër, arsenalin dhe potencialet e saj njerëzore, ku rolin vendimtar e luan baza,  të besuarit e saj, anëtarësia e saj.

Jo gjithmonë partitë kur bien nga pushteti, arrijnë të ruajnë numrin e dikurshëm të fanatikëve të cilët duhet thënë se, për hir të së vërtetës ata firojnë pjesë-pjesë për shkaqe nga më të ndryshme. Kjo ka ndodhur  realisht me partinë kryesore të opozitës.

Në Shqipëri në 28 vitet e tranzicionit demokratik, kanë ndodhur gjëra të tilla, veç faktit që partitë e vjetra tradicionalisht të majta, kanë ruajtur një numër të caktuar militantësh stoikë.

E kundërta ka ndodhur me Partinë Demokratike, ku në fillimet e veta, rreth saj u afruan ndoshta për inerci  dhe kureshtja, edhe ish-pronarët, ish-të burgosurit politikë, ballistët dhe zogistët, të pakënaqurit nga ish-PPSH, madje më shumë ish-komunistë. Partia Demokratike edhe sot e kësaj dite, llogarit si “anëtarësi të saj” ata që u bashkuan me atë forcë politike në 1992, dhe jo ata që u larguan dhe e braktisën atë rrugës deri sot.

E vetmja gjë “pozitive” që mbahet mend nga PD gjithmonë kur ka qenë në opozitë, kanë qenë protestat, dhe për hir  të së vërtetës duhet thënë se i vetmi motiv i ndjekësve të saj fanatikë, që mbushinin sheshet, ka qenë Berisha. Por Berisha ra, sot është i vetëlargua nga të gjitha, madje edhe nga mandati i deputetit, dhe nuk frymëzon shumë ithtarë të PD pavarsisht se mundohet maksimalisht të mbajë të “ndezur” bazën e squllur të asaj partie.

E vetmja gjë që kryetari i PD-së sotme, ka mësuar “përmëndësh” nga mësimet e Doktorit (veç të tjerave) lidhur me mbijetesën në parti, mbetet protesta, por jo  ajo e motivuar politikisht, por ajo e paguar.

Duke ditur mungesën e meritës dhe aftësive si politikan ende i ri , dhe duke patur parasysh “ndihmën e madhe” nga vetë ai derisa mori postin e kryetarit, duket se Doktori nuk mungon kurrë të japë i pari “dorën” e fundit dy ditë para çdo proteste.

Kurse Lulzimi dhe Gazmendi , nisin shkresa zyrtare drejt degëve të PD-së në rrethe, duke i urdhëruar dhe porositur ata “të mos kursejnë paratë për udhëtimin dhe shpenzimet e tjera të atyre që do të vijnë në protestë”. Kjo ka ndodhur së fundi  në 16 dhe 21 shkurt, por kjo ka ndodhur dhe do të ndodhë këtej e tutje në pothuajse çdo protestë “popullore” që ka thirrur PD , apo në bllokimet e akseve rrugore nacionale.

Por gjithsesi të paguash për çdo ditë enjte proteste autobuzët, furgonët, ushqimin, flamujt, flakadanët, fishekzjarrët, boritë dhe njerëzit që do të mbushin sheshet, padyshim është shpenzim i madh për arkën e partisë, qoftë edhe për sponsorët e saj të deklaruar apo të padeklaruar.

Askush nuk të jep para (miliona) falas, për protestat, mjetet e transportit e logjistikën, kur e di  fare mirë se gjithçka shpenzohet për hiçgjë.

Por ja vlen të protestosh rrugëve dhe shesheve me para “partie” apo sponsorizime biznesi, ndërkohë që duhet të ketë një motiv, arsye, shpresë dhe besim tek ata që të mbështesin realisht si forcë politike ? Natyrisht nuk ja vlen, pasi duke i mësuar me para qyl “protestuesit” vjen një ditë që mbetesh me gisht në gojë, duke dobësuar maksimalisht bazën e vërtetë të partisë.

Kjo ka ndodhur edhe me PD e sotme, ku shumica e atyre që e ndjekin pas në protesta (dhe që janë ftuar nga kryetari ta ndjekin këtej e tutje çdo të enjte) nuk  janë gjë tjetër veç hallexhinj “të djathtë” të parapaguar, kurse pjesa e mbetur janë fanatikë tradicionalë. Por ekziston edhe një tjetër “merak” nga dorëzuesit demokratët të mandateve.

Sipas tyre “tashmë që nuk jemi më as deputetë, njerëzit dhe më keq akoma biznesmenët, nuk po na hapin as telefonat, dhe jo të na vijnë në protesta, apo të paguajnë për protestat tona”.

Gjithsesi mbetet për tu parë nga afër ecuria e protestave të opozitës këtej e tutje, tashmë që kolegji i kryetarëve , (një shpikje e re kjo) të degëve të PD-së në rrethe, ka vendosur që “çdo të enjte  të mblidhemi para Parlamentit deri në rrëzimin e qeverisë”. TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 25/02/2019 12:51

    Zoti Ajazi eshte shum i vertet ,kur thot: kur partia s'eshte me ne pushtet ,bie numuri i perkrahesve fanatik .Kyo do te thot se ,pjesmarresit ne tubimet e opozites ,shumica dermuse e tyre ,nuk ishin perkrahes fanatik ,por populli shqipetar i te gjitha partive ,te majta e te diathta ,qe vuajen per ekonomi e drejtesi .Vertet ,partise demokratike ju bashkuan lloj lloj ,sahan lepires e mashtrus ,pas 90-tes ,por atje s'gjeten , ato qe kishin bere ,ne qeverin moniste ,prandaj u larguan ,ne drejtim te pa ditur .Kurse per pagesat e pjes marresve , s'besoj se kan fituar ndonje kacidhe ,sepse oligarket dhe narkomanet miljarder ,jane majtas ,prandaj ti ,per keto brrockullat qe zhgarravit ,do jesh paguar me dhjetera mije evro .Sa per protestat ,do te zhvillohen me me force e te bindur se ,do te eleminojne c'do parazit qe ju pi gjakun c'do dite .

    Përgjigju
    • Ponc: 25/02/2019 17:48

      Shumica dermuese?? Se ku ishin bashkite e pd ditet e protestave, kete se mora vesh?

    • Fernet: 25/02/2019 17:45

      "Vertet ,partise demokratike ju bashkuan lloj lloj ,sahan lepires e mashtrus ,pas 90-tes ,por atje s'gjeten , ato qe kishin bere ,ne qeverin moniste ,"........ Deri ketu e ke thene drejt. ........"prandaj u larguan ,ne drejtim te pa ditur". Ketu ke gabim. Jo vetem qe nuk u larguan, por rruges per ketu ku jemi, ju shtuan edhe te tjere,kriminele,hajdute , sharlatane dhe cdo lloj tjeter milet qe u vuri para ne menyre te paligjshme me shpresen per ta perdorur partine si mburoje per dobiclliqet qe kane bere. E verteta tjeter eshte qe ky lloj mileti i eshte bashkuar edhe mazhorances. Ne kontrast me mazhorancen, ne opozite ka ngelur vetem ky lloj mileti. Gjithe ata qe ju bashkuan pd per drejtesi dhe ekonomi sic thua zotrote, kane kohe qe kane ikur. Edhe nqs kane ngelur disa, jane te djegur. Nuk ka shanse opozita te ece perpara me keto lloj drejtuesish. Sa per parazitet, eshte e veshtire te pastrohet qeni nga pleshtat, por mund te ulet numri i paraziteve. Dhe ne krahasim me cfare ka pas qene me pare ka ndryshim. Ti mbase se shef ndryshimin se mbase ke pas dhe ke akoma ndonje mik, por kur vije ne ndonje zyre shteterore si hipoteka psh. te percillnin ashtu si vajte duke te thene nuk gjendet dosja. Dhe kur vije diten tjeter dhe i fusje nje 20 mes shkresave papritur dosja gjendej. Nejse ti ke mendimin tend. Vazhdo protestat. Te pakten deri sa ti mbarojne parate partise. Pqs je nga ata qe protestojne pa para, atehere do te te shikoj diten e fundit te protestave, do jeni a s'do jeni 100 veta. Edhe keta te mazhorances kane pire uje ne te njejtin burim, dhe jane edhe keta te helmuar si opozita. Puna qendron se si ti largojme keta te helmuarit(gjithmone nese je nje nga ata qe deshiron nje qeveri pa parazite). Vetingu. Vetem vetingu mund te beje dicka. Dhe deri tani opozita eshte ajo qe duket qe eshte kunder. Haj kalofsh bukur me protestat

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit