Jahti 'Dartista 07' pësoi defekt në motor pranë Divjakës, Kapiteneria e Durrësit organizon operacionin e shpëtimit! Ndërhyn kapiteni i 'Spirit of Chenai'

Jahti 'Dartista 07' pësoi defekt në motor pranë Divjakës, Kapiteneria e Durrësit organizon operacionin e shpëtimit! Ndërhyn kapiteni i 'Spirit of Chenai'

Jahti që pësoi defekt

Jahti 'Dartista 07' pësoi defekt në motor rreth 20 milje larg Divjakës ditën e djeshme. Kapiteneria e Portit Durrës ka organizuar operacionin e shpëtimit dhe njoftoi anijet që ndodheshin afër jahtit që t'i jepnin ndihmën e shpejtë.

Duke iu referuar Kodit Detar, Neni 91 Pika 2 që thotë se: "Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje", nisi operacioni i shpëtimit orës 20:20 të mbrëmjes së djeshme.

Për pak minuta ndërhyri kapiteni i anijes së mallrave 'Spirit of Chenai' që po vinte për Durrës, e cila i shkon në ndihmë jahtit dhe e lidh për ta rimorkuar drejt portit Durrës.

I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e jahtit.

Anija qe nderhyri

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë

Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë