‘Jam i shkatërruar, asgjë s’do kishte ndodhur nëse do të kishte kaluar te vizat e bardha’ dëshmon 26-vjeçari shqiptar që tërhoqi zvarrë me makinë 21-vjeçaren greke 

‘Jam i shkatërruar, asgjë s’do kishte ndodhur nëse do të kishte kaluar te vizat e bardha’ dëshmon 26-vjeçari shqiptar që tërhoqi zvarrë me makinë 21-vjeçaren greke 

26-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pasi përplasi me makinë 21-vjeçaren greke, ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve.

Duke u përpjekur që të justifikohej rreth ngjarjes , i riu shqiptar ka thënë se "nëse 21-vjeçarja greke do të kishte kaluar të vizat e bardha asnjë gjë nuk do të kishte ndodhur".

"Jam i shkatërruar dhe gjendja shëndetësore e viktimës është në radhë të parë. Në lidhje me fajin e aksidentit, dua të them se nëse do të kishte tentuar të kalonte rrugën Egnatia në një pikë ku nuk kishte vendkalim për këmbësorët, asgjë e pakëndshme nuk do të kishte ndodhur. Në 20 metra ka pasur një vendkalim për këmbësorë".

Krahas kësaj, ai tha se u largua nga vendi i ngjarjes pasi ishte i frikësuar sepse nuk ka një leje qëndrimi në Greqi. Po ashtu, i riu shqiptar, i cili u vetëdorëzua, rezulton së është person me precedent penal për trafikim të lëndëve narkotike në shtetin grek.

Për këtë ngjarje është arrestuar ditën e djeshme edhe një 19-vjeçare, e cila dyshohet se udhëtonte në të njëjtin makinë me 26-vjeçarin shqiptar. 


Lajmi kryesor:

Tërhoqi zvarrë me makinë 21-vjeçaren greke në Selanik, vetëdorëzohet autori shqiptar: Asgjë s’do kishte ndodhur nëse do të kishte kaluar te vizat e bardha


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës