'Jam në kulmin e karrierës', Smajlaj për Lojrat Olimpike: Synimi im është finalja, për medaljen është shumë e vështirë

Kampioni i Ballkanit në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj, është një nga 9 sportistët që do përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Olimpike të Tokios që nisin me 23 korrik. Për ‘Report Tv’ ai thotë se është krenar për këtë fakt, ndërsa është edhe shumë optimist për rezultat pozitiv.

“Është nder dhe kënaqësi për mua për të përfaqësuar Shqiëprinë në Lojrat Olimpike. Është hera e dytë që marr pjesë në olimpiadë dhe përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Po stërvitem intensivisht dy herë në ditë dhe mund të them se jam në formën më të mirë të karrierës deri më sot,”-u shpreh ai.

Gara kualifikuese e Smajlajt do jetë më 30 korrik, ndërsa vetë sportisti e cilëson si shumë të ndërlikuar.

“Gara kualifikuese është shumë e vështirë. Jemi 40 sportistë dhe nga këto kualifikohen vetëm 12 në finale. Janë vetëm 3 kërcime dhe është një garë që do fat. Kam shumë besim, pjekuri gare dhe besoj se këto do bëjnë që finalja të jetë e arritshme për mua,”-deklaroi ai.

Objektivi i ekipit kombëtar olimpik në këto lojra është të sjellë medaljen e parë në histori për Shqipërinë, por Smajlaj thotë se do jetë shumë e vështirë që këtë qëllim ta arrijë atletika.

“Për medalje nuk mund të them, por në finale nuk i dihet mund ta kap një kërcim dhe mund të jetë një rezultat historik për Shqipërinë. Synimi im është thyerja e rekordit kombëtar dhe hyrja në finale,”-tha ai.

Smajlaj do të niset drejt Tokios ditën e premte, ndërsa udhëtimi do të zgjasë 12 orë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë